TIRANE- Opozita është larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimet dhe emërimet në Policinë e Shtetit, nismë kjo e iniciuar nga vetë Partia Demokratike. Kryetari i Komisionit, Arben Ristani, nisi që të debatonte me specialistin e PS-së për dokumentet e paraqitura nga Policia e Shtetit për funksionarët e shkarkuar, e më pas kaloi në akuza dhe kundërakuza me deputetin Paulin Sterkaj.
Mbledhja
Mbledhja e Komisionit Hetimor nisi me një klimë të qetë, ku eksperti i PS-së Eridian Salijani theksoi se pjesa më e madhe e personave të shkarkuar nga radhët e policisë, ka ardhur për shkak se nuk ka pasur një vlerësim të veprimtarisë së tyre të punës, fenomen ky që ka nisur që nga vitit 2007, ku asnjë zyrtar i Policisë së Shtetit apo edhe vetë oficerët nuk kanë pasur një vlerësim të punës së tyre. Por kjo solli edhe një debat me Ristanin, i cili pohoi se specialisti i PS-së nuk i kishte lexuar dokumentet e paraqitura në Komision.
Pas kësaj ishte radha e deputetit Paulin Sterkaj, i cili filloi që të akuzonte kryetarin e Komisionit duke e cilësuar atë si mashtrues. “Ti je person publik, i njohur për mashtrim”,- është shprehur deputeti i PS-së. Por kjo solli edhe një acarim të situatës, ku në replika e sipër opozita u largua nga komisioni, duke deklaruar se mbledhja do të zhvillohet sot në orën 13:00. Por mesa duket Ristani ishte acaruar më shumë se ç’duhej dhe kishte harruar që ditën e sotme ka seancë plenare në Kuvend dhe për rrjedhojë nuk do të ketë mbledhje komisioni në atë orë. Por pas largimit të opozitës, nënkryetari Taulant Balla, theksoi se largimi i opozitës është një dëshmi që ata nuk kanë më interes për të vijuar nismën e tyre, që sipas tij, dëshmohet edhe nga numri i pakët i deputetëve të PD-së që kanë ardhur në mbledhjet e fundit.
Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com