PD largohet nga ‘Siguria’,Noka-
Xhaçkës: Ushtri hashashi

Anëtarët e Partisë Demokratike janë larguar nga Komisioni i Sigurisë, pas debateve të ashpra. Deputeti demokrat, Flamur Noka, është përplasur me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa e cilësuar ushtrinë si ushtria e hashashit. Më tej, ai tha se Rama emëroi prefekt drejtorin që la radarët në gjendje të mjerueshme. Menjëherë pas kësaj, anëtarët e djathtë në komision janë larguar nga mbledhja.

Noka: Qeveria luan rolin e strucit, ndërkohë që në përgjimet e anti-mafias rezulton se banditët dhe trafikantët thonë se kanë njerëzit e tyre dhe se radarët nuk funksionojnë. Drejtori i QNOD, që i la radarët në gjendje të mjerueshme, ju e emëroni Prefekt, përfaqësues direkt i kryeministrit. Kjo na bën të besojmë se gjithçka ka qenë e inspiruar vetë nga ju. Gjeni përgjegjësit dhe çojini para ligjit. Ushtria është shndërruar në ushtri hashashi.

Stërkaj: Historia e trafikantëve nuk ka të majtë e të djathtë. Janë grupe që kanë funksionuar prej shumë kohësh, ju keni informacione dhe për më parë, por nuk doni të flisni. 

VIDEORadarët, Xhacka: Po hidhet balte e pamerituar mbi FA

Radarët, Xhacka: Po hidhet balte e pamerituar mbi FA
Çështja e radarëve ka qenë një nga pikat e diskutimit në komisionin e Sigurisë, ku ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka raportuar mbi buxhetin e vitit 2018 për ushtrinë. E pyetur nga deputeti i PD, Ervin Salianji, se kur ky dikaster do të ketë buxhet të mjaftueshëm për të mbuluar çdo nevojë për kontrollin detar e ajror, Xhaçka përmendi vitin 2024. Ndërsa sa u përket rreth 1 mijë pronave të Ministrisë së Mbrojtjes, ministrja tha se dikasteri që ajo drejton nuk ka kapacitet për t’i ruajtur që të gjitha.

“Forcat e armatosura te Republikes se Shqiperise po kryejnë me devotshmëri dhe profesionalizëm misionin dhe detyrat per ruajtjen e sovranitetit te hapësirës detare, ne rastin konkret. Sistemi i vëzhgimit te hapësirës detare eshte plotesisht funksional dhe ne gatishmëri te plote operacionale. Sistemi punon pa ndërprerje dhe personeli ushtarak punon 24 ore ne dite, 7 dite te javës per te zbatuar detyrën.

Qendra Nderinstitucionale Operacionale Detare qe ka per detyre dhe mision te siguroje vëzhgimin e hapësirës detare funksionon me ndërveprimin e institucioneve shteterore qe kane përgjegjësi dhe interesa ne hapësirën detare dhe ne QNOD ka perfaqesues nga 7 institucione te cilët koordinojnë me njeri-tjetrin sipas fushave te përgjegjësisë.

Nese dikush ketu ka informacion, te dhëna, apo çfarëdo gjeje tjetër, dërgojeni ne organet e hetimit. Ju kërkoj të mos hidhni baltë mbi ushtaraket, qe janë njerëzit e përkushtimit dhe sakrificës. Mbetem e hapur per cdo seancë, të cdo formati lidhur me këtë çështje. Sot kam ardhur per buxhetin”, tha ministrja.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia

Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia