Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD Ivi Kaso paralajmëroi largimin e PD-së nga tryeza e reformës zgjedhore, teksa takimi i radhës është lënë ditën e hënë, pra nesër. Në një prononcim për Report Tv ai tha se tryeza më e rëndësishme tani është ajo që po ndodh.

"Nuk është momenti për të diskutuar për prezencën tonë në reformën zgjedhore, kjo është më e rëndësishme se cdo tryezë, cdo gjë tjetër kalon në plan të dytë. Forumet e PD-së sot dhe nesër do të vendosin" tha ai.

Ndërkohë që Kaso radhiti edhe shkeljet për shembjen e Teatrit. "Vendimin e qeverisë e çoi Presidenti në Kushtetuese, të këshillit bashkiak duhet të kishte leje projekti, forcat e rendit dhe bashkiake ishin tej mandatit të tyre. Nuk ishte cila ishte arsyeja e ngutshme. Ende nuk kishte as projekt dhe as aplikim për kredi".