TIRANE- Në një deklaratë për mediat, Enno Bozdo ka ripërsëritur akuazat e opozitës ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe “Aferës CEZ”. Sipas Bozdos këto problematika ” i kanë kushtuar dhe do t`i kushtojë shumë Shqipërisë në planin financiar, ekonomik dhe në atë të imazhit ndërkombëtar.
Sipas nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Enno Bozdo, në planin financiar “rritja e çmimit do të varfërojë më tej jo vetëm buxhetet e pakta familjare, por do të ulë aftësinë blerëse, do të shtrenjtojë koston e punës, e për rrjedhojë do të dëmtojë ekonominë shqiptare”. Gjithashtu për Bozdon dhe “500 milionë euro, borxhe të pranuara e të papaguara të kompanisë CEZ ndaj shtetit shqiptar” dhe “3 miliardë dollarë, dëmi që CEZ i ka shkaktuar SEL dhe ekonomisë shqiptare”, janë toleruar ose “harruar” qëllimisht nga qeveria.
“E sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, maxhoranca do t`i paguajë CEZ edhe 95 milionë euro të tjera, edhe pse CEZ shkeli kontratën me të dyja këmbët duke i shkaktuar vendit dëme të pallogaritshme. Në qoftese këto 95 milionë euro do të investoheshin në sistemin e shpërndarjes, dhe nuk do të ngrohnin xhepat e thellë të CEZ, atehere nuk do te kishte nevojë të merrnim hua dhjetëra miliona dollarë nga kreditorët. Dhe kjo hua do të paguhet përsëri nga të gjithë shqiptarët. ”- deklaroi nga Selia Blu Bozdo gjatë deklaratës së tij për mediat .
Ndërsa në planin e imazhit ndërkombëtar të vendit, sipas Bozdos, “maxhoranca fshehu me qëllim raportet ndërkombëtare të kompanive të specializuara, të cilat ishin prova themelore e aferës CEZ”. Duke mos lejuar në këtë formë transparencën ndaj qytetarëve. Gjithashtu Bozdo dhe institucioni që përfaqëson ka shprehur rezerva mbi raportet e mbajtura mes “avokatit ndërkombëtar” dhe qeverisë së vendit.
“Avokati ynë ndërkombëtar u përjashtua nga negociatat, duke shënuar rastin unikal në botë se si një qeveri paguan avokatin e saj për një çeshtje shumë të rëndësishme, e me pas nuk e lejon atë të marrë pjesë negociata e të shprehë mendimin e tij profesional.”- deklaroi Bozdo mbi këtë temë.
Sipas nënkryetarit te Bashkisë së Tiranës, mazhoranca nuk di dhe nuk dëshiron të mbrojë interesat legjitime të vendit, “duke u tërhequr pa asnjë arsye nga arbitrazhi ndërkombëtar”. Gjithashtu Bozdo thekson se “imazhi i dëmtuar i Shqipërisë” nuk do të mund të fitohet kurrsesi dhe pse mazhoranca duke paguar CEZ (korporatë kjo e kontraktuar nga qeveria e mëparshme), “ka marrë padrejtësisht mbi vete fajin”.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com