TIRANE – Denoncimet e Partisë Demokratike për emërime të personave me precedentë në poste zyrtare, këtë radhë janë përqendruar në qytetin e Korçës, duke marrë shkas dhe nga vetëvrasja e një 52-vjeçareje e cila u bë shkak për sulme poltike mes palëve për shkaqet që e çuan drejt vetëflijimit.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi solli tre emërime në institucione që sipas saj janë persona me precedentë penalë.
“Drejtor i Metrologjisë është emëruar Muharrem Meko, ish-kryetar i PS-së në Korcë, i dënuar nga Gjykata për veprën penale të pengimit të vendimit gjyqësor.
Në krye të kualifikimit profesional, është emëruar Anxhela Taho, kryetarja e FRESH-it, e cila është e përfshirë në hetimet e prokurorisë si organizatorja e blerjes së votave për zgjedhjet lokale në Korçë, e kapur në flagrancë me zë e me figurë.
Drejtor i Shërbimit Pyjor në Korçë, është emëruar Arsen Selimi, ndaj të cilit një gjykatë në Amerikë ka vendosur t’i refuzojë qëndrimin atje dhe ta kthejë në Shqipëri me akuzën e dhunës në familje dhe të mashtrimit”, tha Vorpsi.
Përmes kësaj deklarate ajo kërkoi përgjigje nga kryeministri Rama se në cilin nen të kodit të etikës ka zbatuar në këto tre emërime.
“Në kodin e etikës, Rama është angazhuar për transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj publikut. A mund t’i thotë Kryeministri publikut, se cilin nen të kodit ka respektuar ai, në rastet që ne kemi denoncuar e denoncojmë çdo ditë me emërimet e personave me precedent penalë, në zyrat e punës, në CEZ, në sektorët kyç të Ministrive, në drejtoritë rajonale, nga Korça, Kavaja, Tropoja e kudo në Shqipëri”, përfundoi deklaratën për media zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi.
REAGOJNE DREJTUESIT E DENONCUAR: AKUZAT, SHPIFJE, SHIHNI DESHMITE E PENALITETIT
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e tre drejtuesve të institucioneve në Korçë të denoncuar nga Partia Demokratike si persona me precedent penalë.
Drejtori i Metrologjisë, Muharrem Meko tha se nuk ka bërë asnjë vit burg dhe se në vitin ’97 Berisha e izoloi një muaj në cilësinë e gazetarit.
Ai u akuzua nga zëdhënësja e demorkatëve Laura Vorpsi se është dënuar nga Gjykata për veprën penale të pengimit të vendimit gjyqësor.
Reagimi i radhës erdhi nga drejtoresha e Kualifikimit Profesional në Korçë, Anxhela Taho, e cila hodhi poshtë akuazat se është organizatorja e blerjes së votive në Korcë. Taho tha se sulmet e opozitës janë shpifje dhe të verifikueshme nga organet e drejtësisë.
Arsen Selimi, drejtor i Shërbimit Pyjor në Korçë, për të cilin PD tha i është refuzuar qëndrimi në Amerikë me akuzën e dhunës në familje dhe mashtrimit, i quajti të pabazuara këto deklarata. Selimi tha se është kthyer nga Amerika në Shqiëpri për efekt dokumentacioni, dhe se ka qenë qytetar i rregullt kudo ku ka jetuar. Ai u shpreh se është i gatshëm t’i vërtetojë akuzat e PD-së me dëshmi penaliteti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO