PD letër Metës: Duam drejtimin e
Komisionit për Reformën në Drejtësi

PD letër Metës: Duam drejtimin e<br />Komisionit për Reformën në Drejtësi
TIRANE - Pas refuzimit për të marrë pjesë në Komisionin për Reformën në Drejtësi, PD ka ndryshuar qëndrim duke vendosur kushte për të qenë pjësë e këtij komisioni. Me anë të një letre me shkrim, drejtuar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, grupi parlamentar i PD, ka kërkuar ndryshime në Komisionin e Reformës në Drejtësi.

Demokratët vendosin si kusht për të marrë pjesë në punimet e komisionit për këtë reformë, marrjen e bashkëkryetarit dhe gëzimin e të drejtës së vetos.

“Në përbërje të  komisionit të jenë 12 anëtarë, nga të cilët, 6 të jenë përfaqësues të pozitës dhe 6 të opozitës. Komisioni të kryesohet nga dy bashkëkryetarë, 1 nga PS dhe 1nga  PD. Mbledhjet e komisionit do të jenë vlefshme, kur thirren dhe janë të pranishëm të dy bashkëkryetarët, dhe në to marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij”, shprehen demokratët.

Nëse kërkesat plotësohen ata bëhen pjesë e komisionit.“Menjëherë sapo Kuvendi të miratojë projektvendimin, opozita parlamentare do të paraqesë përfaqësuesit e saj në këtë Komision, duke mundësuar funksionimin me përbërje të plotë të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë”, sqarojnë demokratët në letrën e tyre drejtuar kryeparlamentarit ilir Meta.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim