PD: Ligji për investimet strategjike për klientët e qeverisë

Partia Demokratike thotë se projektligji i qeverisë për investimet strategjike do të frenojë projektet investuesve në turizëm për strukturat akomoduese që nuk ndodhen me përparësi zhvillimi.

Deputeti Arbi Agalliu tha se përfitues në shumicën e raste nuk kanë qenë investitor ndërkombëtar, por klientë afër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Agalliu tha se zyrtarë të lartë të administratës publike, ministra e deputete kanë qenë përfitues të shumë nga këto projekte, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të hetojë çdo rast të tillë.

Deklarata e plotë

Prej disa ditësh në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, qeveria ka sjell projektligjin për “Disa ndryshime në ligjin nr 55/2015 për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

Me anën e këtij ndryshimi synohet: te rritet ne mënyre te konsiderueshme vlera minimale e projekteve te investimit, te cilat aplikojnë për status strategjik ne do sektor te klasifikuar strategjik sipas këtij ligji; te detajohet procedura e paraqitjes se dosjes se projektit dhe vlerësimit te saj duke përmirësuar afatet e shqyrtimit dhe duke theksuar pergjegjesinë qe ka çdo ministri linje; si dhe te zgjatet afati i paraqitjes se kërkesave nga subjektet investuese te interesuara për përfshirjen ne procedurat për përfitimin e statusit "Investim/investitor strategjik, procedure e asistuar", ne zbatim te ligjit nr.55/2015, "Për investimet strategjike ne Republikën e Shqipërisë", deri ne datën 31 dhjetor 2027.

Nga viti 2016 e deri tani janë trajtuar 88 projekte investimi, prej te cilave:

• 40 kane përfituar status strategjik

• 14 projekte janë refuzuar

• 34 projekte janë ne faze vlerësimi

Pjesa me e madhe e këtyre projekteve janë ne sektorin e turizmit ose turizëm i integruar.

Në këtë projekt ligj propozohet qe vlera minimale e një projekti te propozuar për t'u kualifikuar si investim potencial strategjik te jete mbi 50 milionë euro, ne çdo sektor ose te krijoje minimalisht 300 vende pune. Njëkohësisht, nëse subjekti synon procedurën e veçante, ne çdo sektor, vlera e investimit te jete e barabarte ose me e madhe se 100 milionë euro ose investimi te krijoje minimalisht 500 vende te reja pune.

 

Ne fakt në letra ligjet duken në rregull dhe në përputhje dhe me rekomandimet e Bashkimit Europian. Problemi është tjetër kund. Problemi është tek zbatueshmeria.

Rritja e vlerës së investimit nga 5 milionë ne 50 milionë dhe nga 50 milionë ne 100 milionë do te frenoje projektet investuese ne fushën e turizmit për strukturat akomoduese që nuk ndodhen ne zona me përparësi zhvillimin e turizmit apo qe janë ne vlere me te madhe se kriteri i investimit për përfitimin e statusit 4 dhe 5 yje, status special, dhe, për rrjedhoje, subjektet investuese nuk do të kenë interes për te investuar ne këtë fushe. Kjo do të bëj që zonat jo preferenciale të zhyten edhe me shume ne varfëri dhe investimet të fokusohen pikërisht në zonat ku interesat ekonomik janë të mëdha.

Partia Demokratike ngre shqetësimin se përfitues deri me tani në shumicën e rasteve nuk kanë qenë investitor serioz me emër ndërkombëtar por klient afër qeverisë.

Sot kane dal fakte te cilat tregojnë qarte atë qe Partia Demokratike ka denoncuar prej kohesh. Zyrtare të larte të administratës publike, ministra e deputete kanë qenë përfitues të shumë nga këto projekte. Sot SPAK është duke hetuat raste të tilla dhe PD e inkurajon hetimin e thelluar në çdo rast të till.

Cila është arsyeja reale që kërkojnë të bëjnë këto ndryshime pikërisht tani?

Pse në kaq vite, megjithëse me kritere edhe me te buta se këto qe propozohen, nuk kemi patur kompani të rëndësishme ndërkombëtare që të kenë investuar në Shqipëri. Mjafton të shikosh se kush ka përfituar dhe e kupton mjaft mirë këtë skemë abuzueshmerie.

Ndaj të nderuar qytetar, nuk është problem baza ligjore por pangopësia e kësaj qeverie për të vjedhur e abuzuar me pronën e shqiptarëve dhe me paratë e shqiptarëve.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës