Kushdo që është kundër keqqeverisjes, së Ramës, qoftë edhe në radhët e mazhorancës është ftuar nga kryetari i opozitës Lulzim Basha t’i bashkohet aleancës qytetare kundër krimit. Duke e konsideruar betejë ekzistenciale me krimin, Basha tha se dyert janë të hapura edhe për LSI apo edhe vetë deputetë të guximshëm të PS. Kjo është një betejë qytetarëve dhe jo koalicion elektoral tha kreu i PD.
Në këto kushte kreu i opozitës është skeptik edhe për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Sipas tij garantimi i zgjedhjeve të lira,lufta kundër drogës dhe zbatimi i ligjit për dekriminalizimin janë kthyer në pengesën numër një për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Kreu I PD tha se Rama është penguesi i vetëm i këtij procesi.
Por përtej pretendimeve të kreut të PD Basha për kanabisin dhe procesin integrues, në fund të nëntorit mediat raportojnë se kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë kryeministrin Edi Rama për t’i dhënë lajmin e çeljes së negociatave.
Po ashtu një ditë më parë komisisoneri i BE Avramopulos, i nisi një letër përgjigje ministrit Tahiri ku përshëndeste punën e tij në luftën kundër kanabisit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO