Vetëm një ditë më parë opozita caktoi datën e protestës së parë për vitin 2018, që do të jetë 27 janari. Menjëherë pas caktimit të datës së protestës, përfaqësuesit e opozitës, ata të selisë blu, por edhe të LSI, kanë nisur përgatitjet intensive për të organizuar, ashtu siç e kanë paralajmëruar, një tubim të madh kundër qeverisë Rama.
Ditën e sotme, selia blu ka rënë në qetësi dhe brenda saj nuk janë vënë re shumë lëvizje, pas porosive që Lulzim Basha iu dha një ditë më parë krerëve të degëve në rrethe, si dhe grupit parlamentar.
/Shqiptarja.com
Ditën e sotme, selia blu ka rënë në qetësi dhe brenda saj nuk janë vënë re shumë lëvizje, pas porosive që Lulzim Basha iu dha një ditë më parë krerëve të degëve në rrethe, si dhe grupit parlamentar.
Strukturat janë duke punuar që prej datës 18 dhjetor, kur u vendos për një protestë tjetër, pasi ata kanë një peshë të madhe në tubimin e radhës. Ata kanë nisur aktivitetet e tyre, përgatitjet, pasi i njohin dhe qytetarët më nga afër, duke qenë prezent nëpër degë.
Ka një grup pune që do merret vetëm me elementet që do të përbëjnë protestën, si dhe një grup tjetër që do merret me angazhimin e qytetarëve në protestë.
d.c./shqiptarja.com












