PD-LSI nisin bashkëpunimin, ndajnë
komisionet, Vasili te Shëndetësia

PD-LSI nisin bashkëpunimin, ndajnë<br />komisionet, Vasili te Shëndetësia
Zbardhen negociatat PD-LSI sa i përket ndarjes së Komisioneve.

Të deklaruara tashmë si opozita shqiptare duket se  të dyja palët kanë nisur bashkëpunimin mes tyre. 

Vetëm një orë pas votimit të qeverisë ‘Rama 2” Shqiptarja.com mëson se kreu Demokrat Lulzim Basha i 'ka hapur krahun' Kryemadhit për Komisonin e Shëndetësisë.

LSI ka propozuar Petrit Vasilin si kryetar të Komisionit të Shëndetësisë.

Pak kohë më parë PD kishte shpallur kryetar Bardh Spahinë si kryetar të Komisionit të Shëndetësisë, por negociatat e fundit kane ndryshuar drejtimin e komisionit.

Pesë komisione i ka shumica në drejtim, 3 opozita, nga të cilët, LSI ka Shëndetësinë, ndërsa PD Komisionin e Integrimit, Edukimit dhe të Medieve.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit