PD:Maska hipokrite i shkon Metës,
jo Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, bën përgjegjës kreun e parlamentit për degradimin që sipas tij Rama u ka bërë seancave plenare
TIRANË - Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, bën përgjegjës kreun e parlamentit për degradimin që sipas tij Rama u ka bërë seancave plenare
Përmes një deklarate për mediat, Paloka ka reaguar pas prononcimit të Metës, duke u shprehur se ai vuri dhe sot maskën e tij të hipokritit, duke u tallur me një çështje shumë të mprehtë,siç është përjashtimi i Sali Berishës.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Paloka në Parlamentin që drejtohet nga Ilir Meta, Edi Rama ka përdorur fjalë që skuqin dhe horrat më të paturpshëm.
Më tej Paloka shton se kjo hipokrizi sipas tij është një maskë që mund t’i shkojë Ilir Metës, por jo Kryetarit të Kuvendit, duke e bërë këtë institucion qesharak dhe të papërgjegjshëm.
Deklarata e plotë e kreut të Grupit Parlamentar, Edi Paloka
"Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vuri dhe sot maskën e tij të hipokritit, duke u tallur me një çështje shumë të mprehtë të parlamentarizmit në vend, siç është përjashtimi i Sali Berishës.
Ilir Meta është në pozicionin që duhet të reflektojë thellë për përgjegjësitë e tij në këto kohë kur Kuvendi dhe salla e seancave plenare, janë ndotur më shumë se asnjëherë nga Kryeministri i vendit.
Nuk është një drekë ngjalash që mund të bësh gallatë, por është përgjegjësi direkte e Ilir Metës, përjashtimi i denoncuesit, i lajmësit.
Është përgjegjësi direkte e Ilir Metës rrahja e shpatullave të deputetëve dhunues, dhe ndëshkimi i deputetit të dhunuar.
Në parlamentin që drejtohet nga Ilir Meta, Kryeministri i vendit ka kërcënuar publikisht opozitën.
Në parlamentin që drejtohet nga Ilir Meta, Edi Rama ka përdorur fjalë që skuqin dhe horrat më të paturpshëm.
Në parlamentin e Ilir Metës, Kryeministri vizaton nga pas zonjat deputete."
Dhe çfarë bën Ilir Meta, qesh dhe lëshon batuta.
Kjo hipokrizi, është një maskë që mund ti shkojë Ilir Metës, por jo Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke e bërë këtë institucion qesharak dhe të papërgjegjshëm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18