PD:Maturantët ekselentë u lanë sërish
në rrugë,mijëra kuota janë ende të lira

PD:Maturantët ekselentë u lanë sërish<br />në rrugë,mijëra kuota janë ende të lira
Partia Demokratike ka vazhduar sërish edhe ditën e sotme, akuzat ndaj qeverisë për reformën në arsimin e lartë. 

Në një deklaratë për mediat, të deputetit të Partisë Demokratike Luçiano Boçi, u shpreh se maturantët me mesatare të lartë dhe ekselentë u lanë sërish në rrugë, sipas tij.

Ai shtoi gjithashtu se mijëra kuota janë të lira dhe askush nuk thotë se çfarë do të bëhet me këto kuota.

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Dje ka përfunduar afati i regjistrimeve në universitet. Mijëra kuota janë ende të lira. Askush nuk thotë sot se çfarë do të bëhet me këto kuota.

A do të plotësohen apo do të digjen? Nëse do të plotësohen a duhet një tjetër shtyrje afati? 

Kaosi i shkaktuar nga papërgjegjshmëria, paaftësia dhe interesi klientelist vazhdon.
Dje, kur Edi Rama duhej tu kërkonte ndjesë maturantëve, familjarëve të tyre dhe pedagogëve për dështimin e tij në pranimet në universitete, vazhdonte talljen me arrogancën që e karakterizon.

Foli për mesatare edhe pse dështimi i reformës në arsim u faktua nga mbetja jashtë dyerve të universiteteve të nxënësve të shkëlqyer.

Asnjë nga ata me mesataren nën 6 nuk protestoi, por ishin ata me 9 dhe 10 që ia plasën në fytyrë injorancën dhe paaftësinë e Edi Ramës.
Dështimi i tij sot është i qartë për këdo.
As data 20 tetor, as data 27 tetor dhe as data 1 nëntor, që ishte një tjetër afat për regjistrime, nuk po dhane  fund kalvarit të stresit të maturantëve.
Sot, degë të dëshiruara e të preferuara si Ekonomik, Inxhinieria Mekanike, Teknologji informacioni, logopedi, Fizioterapi, që deri dje kishin një listë të gjatë pritjeje, janë nën kapacitetin e tyre.

Sot, universitete si ai i Gjirokastrës kanë 5 ose 6 studente të regjistruar në disa degë.
Pse ndodh kjo?!

Sepse sistemi i detyroi që në panik maturantët të zgjedhin degë që nuk i dëshirojnë. 

I detyroi  që maturantët me mesatare të lartë të zgjedhin arsimin  privat, jashtë mundësive financiare të familjeve të tyre, sepse nuk do të kishin një mundësi të tjetër.

Kjo ka bërë që në degë shumë të kërkuara e cilësore si Ekonomiku apo të tjerë të pranohen studentë dhe me mesatare te ulët.

Madje tek masterat shkencore dhe profesionale këto ditë janë regjistruar studentë edhe me mesatare 5.

Asnjë justifikim nuk e mbulon sot dështimin e Edi Ramës. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.​

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social