PD: Mbështesim marrjen e statusit
s'lejojmë zhbërjen e standarteve

PD: Mbështesim marrjen e statusit<br />s'lejojmë zhbërjen e standarteve
TIRANE- Partia Demokratike deklaron se do të mbështesë qeverinë në çdo reformë  për marrjen e statusit por nuk do të lejojë zhbërjen e standarteve demokratike nga qeveria.  Ky është qëndrimi që PD ka mbajtur sot pas takimit të dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE.

Për opozitën statusi duhej të ishte dhënë prej kohësh, dhe paralajmëron që në rastin e një dështimi në qershor, situata nuk mund të hidhet pas krahëve me barcaleta.

“Pra unë besoj se shqiptarët kanë nevojë për qartësi ndërsa BE, të ketë të qarta dy gjëra; së pari, ne mendojmë që statusi tashmë është i vonuar dhe duhej të ishte marrë prej kohësh sepse detyrimet e vëna para Shqipërisë për marrjen e statusit, janë plotësuar dhe këtë e ka thënë në raportin e tetorit. Por, nga ana tjetër, ne mendojmë se përkeqësimi i zbatimit të standardeve europiane nuk e ndihmon Shqipërinë dhe nuk e çon askund.”

Në gjykimin e saj ish ministrja e Integrimit e shikon marrjen e statusit si të vonuar dhe paralajmëron që në rastin e një dështimi në qershor, situata nuk mund të hidhet pas krahëve me barcaleta.

”Në rast se në qershor nuk konfirmohet marrja e statusit kandidat për Shqipërinë, besoj dhe uroj dhe për më tepër shpresoj t’i largohemi gjuhës së barcaletave ku kryeministri thotë që e kanë fajin vendet europiane, të akuzave për islamofobi apo për ekstremistë europianë dhe të pranohet se shkelja e standardeve europiane i trondit vendet e BE-së më shumë se çdo batutë tjetër politike”-ka thënë demokratja menjëherë pas takimit.

Opozita, në këtë takim përfaqësohej  nga tre deputetë, ndërkohë që dje ajo kishte kërkuar që të kishte nivel përfaqësimi të kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare, siç ka  pasur opozita e djeshme sot në maxhorancë.
 
“Në këtë takim kemi shprehur gatishmërinë tonë për të mbështetur qeverinë në çdo reformë e cila ka të bëjë me procesin e integrimit dhe që ndihmon që ky proces të ecë përpara. Por kjo nuk do të thotë dhe nuk besoj se është standard europian, as kriter i Kopenhagenit, që të fshehësh faktet dhe ato që po ndodhin në realitet; shkeljen e Kushtetutës, shkeljen e ligjeve, dhunimin e institucioneve të pavarura. “- tha Ministrja Bregu
 

E pyetur nëse është diskutuar për reformën territoriale Bregu tha:
 
“Reforma territoriale nuk është prekur as në gërmë e as në frymë dhe as që është përmendur dhe kjo sepse reforma territoriale nuk është një nga 5 kushtet e BE për qershorin dhe sepse nuk ka pasur asnjë interes, besoj, sepse pala europiane e di mjaft mirë që reforma territoriale edhe pse një reformë e rëndësishme është një sebep i qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga mos realizimi i detyrimeve dhe prioriteteve.”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT