PD mbledh Konferencën paralele
të Kuvendit,nis shqyrtimi i pr/ligjeve

PD mbledh Konferencën paralele<br />të Kuvendit,nis shqyrtimi i pr/ligjeve
TIRANE- Partia Demokratike mblodhi dje “Konferencën e Kryetarëve” të Parlamentit blu, ku miratoi kalendarin e punimeve të komisioneve. Paraditen e djeshme, Edi Paloka në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të PD-së, mblodhi kryetarët e komisioneve parlamentare ku vendosi për rendin e ditës. Për rreth 1 orë Paloka së bashku me kryetarët e komisioneve kanë diskutuar mbi projektligjet që ata do të marrin nën shqyrtim dhe më pas do t’i fusin në procedura diskutimi në komisione.

Mbledhja
Rreth orës 11 të ditës së djeshme, Paloka së bashku me kryetarët e komisioneve të PD-së zhvilloi një mbledhje në brendësi të selisë së demokratëve. Takimi u bë për të miratuar kalendarin e punimeve në mënyrë që “Kuvendi paralel” i ngritur nga demokratët të nisë punën sa më parë pasi deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë mbledhje konkrete. Takimi ashtu si në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua me dyer të mbyllura ku nuk u njoftua as media. Burime nga selia blu bënë me dije se diskutimi ndërmjet pjesëmarrësve është përqendruar në ligjet kryesore që janë depozituar në Kuvend që përfshijnë edhe draftet që do të kalojë së shpejti për votim në seancë plenare. Një ndër këto pritet që të jetë edhe ligji për nëpunësin civil i cili ende nuk ka hyrë në punimet parlamentare.

Zëvendësimet
Partia Demokratike ka ngritur tetë grupe pune, paralele me komisionet parlamentare, të cilët do të shqyrtojnë ligjet dhe vendimet e qeverisë. Vendimi i PD-së për të bojkotuar Kuvendin, bëri që opozita ta organizonte aktivitetin e saj brenda selisë së demokratëve duke ngritur 8 grupe, ku bëjnë pjesë deputetët, të cilët nga komisionet parlamentare shkojnë te komisionet e PD. Kështu, Oerd Bylykbasi do të drejtojë grupin e punës për çështjet ligjore i cili ka të njëjtin post si Fatmir Xhafaj në Komisionin e Ligjeve.

Flamur Noka është kryetari i grupit të punës për çështjet e sigurisë i cili dublon Spartak Brahon e Komisionit të Sigurisë në Kuvend, ndërsa Aldo Bumçi zëvendëson Arta Daden si kryetar i grupit të punës për marrëdhëniet me jashtë. Ridvan Bode kreu i grupit për ekonominë, Bregu drejton çështjet e integrimit, Pollo ato të medies ndërsa Ruli ato të Bujqësisë. Në përfundim komisionet japin konkluzionin e tyre për ligjet që diskutojnë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën