PD mbledh krerët e degëve për
protestën kundër çmimit të naftës

PD mbledh krerët e degëve për<br />protestën kundër çmimit të naftës
TIRANE - Protesta e Partisë Demokratike që do të mbahet ditën e hënë në orën 11:00, ka mbledhur në selinë blu deputetët, kryetarët e degëve në rrethe si dhe mbështetës të tjerë të kësaj force politike.
 
Pas një mbledhje rreth 30 minuta Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ka shpjeguar se ne datë 26 janar në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës por jo vetëm do të fiken 5 minuta makinat në të gjithë territorin e Shqipërisë. 

"PD ka lajmeruar një proteste, të henën në orën 11:00. Protesta konsistonë në fikjen e makinave në për 5 minuta në gjithë Shqipërinë, në çdo rrugë të qyteteve apo rrugë ndërlidhëse kombëtare në shenjë proteste për çmimin më të lartë të naftës në Europë. Është një protestë në fakt duke marrë shkak nga çmimi i naftës dhe nuk është vetëm për çmimin e naftës sepse e gjithë klima e protestave është e diktuar nga qëndrimi antikombëtar dhe i pa përgjegjshëm i qeverisë dhe i kryeministrit i cili po zhyt vendin dita ditës, më thëllë, në krizë shumë të madhe ekonomike." u shpreh Ristani

Kjo protestë sipas numrit dy të PD do të ngrejë siparin e protestave të tjera që do mbahen nga Partia Demokratike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja