Kryeministri Edi Rama pritet t’i bashkohet të mërkurën në orën 16.00 mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste që do të mbahet në kryesinë e kuvendit.

Hera e fundit që kreu i qeverisë ishte në mbledhjen e grupit ishte 7 maji, kur para ministrave dhe deputetëve njoftoi krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion dhe një draft-rezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Rikthimi i tij në këtë tryezë vjen kur propozimi i tij ka kaluar çdo hallkë në  parlament, dhe Komisioni Antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj ka nisur tashmë punën.

Puna e këtij komisioni qe po vazhdon pa praninë e përfaqësueseve të opozitës, pritet të jetë në foks të mbledhjes së nesërme.