TIRANE - Drejtori i auditit në Ministrinë e Mbrojtjes është bërë objekt akuzash nga ana e Partisë Demokratike, sa i përket emërimit të tij në këtë institucion. Sipas Partisë Demokratike me emërimin e Edmond Gores ministrja Mimi Kodheli ka shkelur ligjin, pasi drejtori i auditit sipas të djathtëve është i pacertifikuar.
Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi në një deklaratë për mediat nga selia e partisë më të madhe opozitare, bëri publike dhe një letër që ministri i Financave Shkëlqim Cani i ka dërguar ministres Kodheli, në të cilën ministri kërkonte marrjen e masave deri më 30 Qershor për emërimin e drejtorit të ri të Auditit, pasi Edmond Goro nuk ishte i pajisur me dëshminë “Auditues i brendshëm në Sektorin Publik”.
“Ministrja ka bërë drejtor të auditit, Edmond Goren, një person të pacertifikuar, duke shkelur haptazi nenin 19 të ligjit 9720. Zbulimin e kësaj paligjshmërie, e ka bërë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Me një letër dërguar Ministres me 12 qershor, Cani i kërkon Kodhelit të respektojë ligjin dhe të korigjojë emërimin që ka bërë, duke i lënë edhe afat deri në fund të qershorit. Eshtë e qartë se Ministrja e Mbrojtjes nuk ka respektuar as kërkesën e Ministrit të Financave, as ligjin. Skandali thellohet më shumë, pasi kur Drejtori i Auditit është i paligjshëm, atëherë edhe aktet që ai ka nxjerrë deri tani janë të paligjshme. Drejtori i Auditit është personi kyc për të mbuluar korrupsionin qeveritar, dhe këtë zonja Kodheli dhe zoti Rama e dinë mirë nga bashkëpunimet e tyre të mëparshme”, u shpreh Vorpsi.

(Në foto: Letra që ministri Shkelqim Cani i ka drejtuar ministres Kodheli per emerimin e Edmond Gores)
Zëdhënësja e Partisë Demokratike ironizoi dhe arritjet që Ministraj Kodheli prezantoi sot, për 300 ditët në krye të Mbrojtjes shqiptare.
“Ministrja e Mbrojtjes bëri sot një paradë të gjatë me propagandë boshe për 300 ditët e saj, por ajo nuk ktheu përgjigje për shkeljen e ligjit me firmën dhe vulën e saj. Por për Ministren e Mbrojtjes më i rëndësishëm se sa ligji, është mbushja me nxitim e dosjeve për kundërshtarët politikë”, tha zëdhënsja e PD, Laura Vorpsi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

paligjshëm Auditi, Cani e zbuloi">