PD mbyll fushatën në Dibër,Basha:
Rama varrosi rrugën e Arbrit

PD mbyll fushatën në Dibër,Basha:<br />Rama varrosi rrugën e Arbrit
Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Dibër.

Në takimin përmbyllës të së djathtës, në mbështetje të kandidatit Sherefedin Shehu për Bashkinë e Dibrës ishin të pranishëm të gjithë aleatët e së djathtës, kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dashamir Shehi, kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i AK Kreshnik Spahiu dhe kreu i PAA Agron Duka.  

Në fjalën e tij, kryedemokrati Basha deklaroi se Edi Rama e varrosi qëllimisht rrugën e Arbrit. Basha tha se bashkë e nisëm dhe bashkë do e përfundojmë rrugën e Arbrit.

Basha deklaroi se e majta dhe Rama e duan Dibrën si plaçkë, që ta ndajnë mes tyre me tendera e koncesione

"Ata duan tenderat, duan ta mbjellin me drogë për të pasë fitime vetëm për veten e tyre. Me drogë dhe bandidtë përfaqësohet Edi Rama në Dibër. Ai ka ardhur këtu dhe është ulur këmbëkryq me forma të tjera kriminale duke shtuar varfërine, papunsinë, duke rritur faturat e energjise. Ai mbylli universitetin dhe ju hoqi të rinjëve mundësinë për një të ardhme. Mbylli rrugën e Arbërit, duke e lënë në harrese sepse nuk i interesonte Dibra dhe dibranët.Ju jap fjalët që atë bashkë nisëm do e përfundojmë rrugën e Arbërit.", tha Basha

 Basha deklaroi se fitorja në këtë qytet do t’i paraprijë fitores së madhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Le të fillojë nga Dibra ndryshimi që do ta çojmë në gjithë Shqipërinë. Së bashku do të fitojmë zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe do të kthejmë pushtetin në duart e qytetarëve”, u shpreh kreu i PD-së.
 
Basha deklaroi se zgjidhja e dibranëve është e lehtë, pasi është një zgjidhje mes të mirës dhe të keqes. Basha bëri thirrje që të mos cenohet vota e lirë,, pasi do jetë një përgjegjësi që nuk do t'ua mbajnë gjunjët

Është një zgjedhje mes të mirës dhe të keqes, nje zgjedhje mes atij që do i shërbeje Dibrës dhe shërbëtorit të mafias. Jam i bindur që zgjedhja juaj quhet Sherefin Shehu. Kam nje mesazh për horat e Edi Ramës, mos i fusni duart në vendimin e sovranit se do të jetë një përgjegjësi që nuk jua mbajne dot gjunjët. Ne jemi garancia se nuk do të preket asnjë votë. Dibra nuk do jëtë plackë e Edi Ramës. T’i japim fund politikës së përcarjes. T’i themi jo mashtrimit, drogës dhe krimit. Le ta fillojmë nga Dibra ndyshimin. Së bashku ta ngjalim shpresën e vrarë. Ju që e bëtë natën ditë, ju që keni ndezur dritën e shpresës. Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria

Sherefedin Shehu kandidon nën siglën e PD, në garën për kreun e Bashkisë Dibër në zgjedhjet që do të mbahen më 11 shtator 2016.

Sherefedin Shehu deklaroi se nëse zgjidhet kryebashkiak do të ulë taksat në nivel minimal. Ai garantoi mbështetje për fermërët dhe bujqësinë.

"Tarifat e bashkisë do të jetë zero dhe taksat do të jenë në nivelin minimal që e lejon ligji. Bashkia do të jëtë orjentuesi i fermerëve dhe bizneseve të mëdha. Me e rëndësishme për mua është punësimi. Rinia do të jetë forca dhe energjia e ndryshimit të Dibrës. Arsimimi dhe punësimi i tyre do të jetë prioriteti i bashkisë Dibër. Ne do të krijojmë fondin e ekselencës dhe do të ndihmojmë studentët në nevoje. Pas dy ditësh do të merrni në dorë fatin tuaj, fatin e Dibrës. Do vendosni për familjen tuaj, mos mungoni ditën e dielë por shprehni me votë ndryshimin e Dibrës", deklaroi Shehu

16:05 Basha: Rama varrosi rrugën e Arbrit, fytyra e qeverisë është kanabisi

Kryedemokrati Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme në Dibër. Basha deklaroi se Rama ishte ai që varrozi rrugën e Arbrit. Basha deklaroi se fytyra e vërtetë e qeverisë është kanabisi. Basha kërkoi votën e dibranëve për Sherefedin Shehun. Kryedemokrati tha se bashkë e nisëm dhe bashkë do e përfundojmë rrugën e Arbrit.

"Dëgjoj tek ju shpresë dhe entuziasëm, për Dibrën dhe dibranët. Do doja të ndaja me ju një zemër të gezuar por e vërteta se me gjithë gëzimin që shoh tek ju e ndjej fitoren. Ne vijmë me një zemër të renduar. Ne kemi qenë në cdo cep të Dibrës, kam qenë në çdo cep të Shqipërisë kudo është shtuar varfëria dhe shkaku është elita e korrupuar që grabit shumicën per t’ia dhënë pakicës. Kudo ka vuajtje dhe varfëri dhe shkak është korrupsioni dhe keq qeverisja. Ne kemi e ndjerë në cdo takim. Ky është realiteti vellëzër dhe motra dhe nga ky shesh dua t’ju them atyre që na shohin përmes ekranit se realitetin duhet ta shohim pa gënjeshtra dhe mashtrime. Ju keni parë banditë të importuar që sillen si camë, por që nuk asgjë të përbashkët me camët, kosovarët, ata janë thjesht horra. Kë përfaqësojnë këta ?Socialistët ?Jo sepse socialistët e ndershëm janë ndryshe sepse socialistët e ndershëm distancohen nga krimi. Këta kriminelë përfaqësojnë vetëm Edi Ramën. Ata duan tenderat, duan ta mbjellin me drogë për të pasë fitime vetëm për veten e tyre. Me drogë dhe bandidtë përfaqësohet Edi Rama në Dibër. Ai ka ardhur këtu dhe është ulur këmbëkryq me forma të tjera kriminale duke shtuar varfërine, papunsinë, duke rritur faturat e energjise. Ai mbylli universitetin dhe ju hoqi të rinjëve mundësinë për një të ardhme. Mbylli rrugën e Arbërit, duke e lënë në harrese sepse nuk i interesonte Dibra dhe dibranët. Bëri plane në hotelet luksoze të Turqisë për Skavicën sepse do të zhvndosë gjysmën e Dibrës, t’i cojë emigrantë. Ai i jep 4 herë më pak sec i jep Sadri Abazait. Asnjë lopatë dhe nuk e lëvizi për rrugën e Arbërit. Ai sot erdhi me një fjalim ordinerë. 12 herë e premtoi por ju prish pazari. Nuk ka lekë tha, por normal që lekët i shpenzon dhe i bën rrush e kumbulla. Problemet e Dibrës janë të mëdha, ato duan kohë dhe punë. Duhet njerëz që i ndjejnë problemet dhe që duhet t;i zgjidhin. Dhe i tillë është Sherefin Shehu që ka tre vecori, mencurine, punen dhe ndershmërine. Ai e meriton të jetë kryetari i ardhëshëm i bashkisë së Dibrës. Porblemet e Dibrës janë të mëdha por janë të zgjidhshme. Ai mund t’ju ndihmojë që jeta juaj të jetë me e lehtë. Është e mundur që Dibra të ketë një të ardhme më të bukur për ju dhe fëmijët tuaj. Dua t’ju bëj një thirrje që të mos mashtroheni, mos ja shisni votën. Edi Rama i ka dhënë liri krimit, si shpërblim ju ka kërkuar kriminelëve që të qëndrojë në pushtet. Ne do t’i themi ndal këtij bashkëpunimi kriminal në emër të Dibrës. Ne nuk mund të lejojmë që në pushtet të vijnë njerëzit e krimit. Ju keni shansin ta bëni të parët. Mos e lejoni qytetin tuaj të bjerë pre e krimit, mos e lejoni drogën në tokat tuaj. Unë e di që varfëria, frika dhe jishja bëjnë punën e tyre. Por unë e di gjithashtu që jeni trima dhe të vendosur. Nuk është larg dita që aleanca jonë e zgjeruar të punojmë për këtë ditë. Ju premtoj 3 gjera, një krybashkiak të ndershëm që do të punojë për ju. Ai nuk do jetë peng i grupeve kriminale, nuk po për t’ja u nxirë faqen. Ju premtoj se së bashku të bashkuar sic jemi do fitojmë zgjedhjet e vitit që vjen dhe së bashku do zgjidhim problemet që keni. Ju jap fjalët që atë bashkë nisëm do e përfundojmë rrugën e Arbërit. Ju premtoj cdo shqiptari, do bëjmë cdo gjë që kemi në dorë për t’ju sjellë juve në pushtet. Ne do bëjmë cdo gje që të keni zërin tuaj. Vellezër dhe motra, zgjedhja juaj është e thjshtë. Është një zgjedhje mes të mirës dhe të keqes, nje zgjedhje mes atij që do i shërbeje Dibrës dhe shërbëtorit të mafias. Jam i bindur që zgjedhja juaj quhet Sherefin Shehu. Kam nje mesazh për hollat e Edi Ramës, mos i fusni duart në vendimin e sovranit se do të jetë një përgjegjësi që nuk jua mbajne dot gjunjët. Ne jemi garancia se nuk do të preket asnjë votë. Dibra nuk do jëtë plackë e Edi Ramës. T’i japim fund politikës së përcarjes. T’i themi jo mashtrimit, drogës dhe krimit. Le ta fillojmë nga Dibra ndyshimin. Së bashku ta ngjalim shpresën e vrarë. Ju që e bëtë natën ditë, ju që keni ndezur dritën e shpresës. Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria", deklaroi Basha


15: 50 Sherefedin Shehu: Do ulim taksat në nivel minima

Kandidati i djathtë për bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu deklaroi se nëse zgjidhet kryebashkiak do të ulë taksat në nivel minimal. Ai garantoi mbështetje për fermërët dhe bujqësinë.

"Të nderuar kryetarë të pative aleae, të dashur të rinj dhe të reja dibranë që i dhatë energji kësaj fushate dhe i kthyet Dibrës shpresën ashtu sic e meritojmë ne. Mbështetja juaj në këtë miting dhe e gjithë dibranëve vendosin sot vendimin për të filluar punën për të ndërtuar një Dibër të begatë. Nga Lura dh Selishta, nga Kalaja e Dodës deri ne Maqellarë kam parë një bashkim të madh. BUrra grad he djemt ë Dibrës kanë dështuam se para se të jënë anëtarë të partive politike, janë dibranë. Interesi ynë shkon përtej partive politike. Ne na bashkon të gjithëve ndryshimi që kërkon Dibra. Për një muaj kemi bashkëbiseduar, fatkeqësisht kemi folur për probleme që ju hasni do ditë. Kam folur me biznesmenë që po falimentojnë nga taksat dhe gjobat korruptive. Kam dëgjuar prindërit që nuk mund t’i dërgonin në universitët sepse uiversiteti i Dibrës u mbyll. Kam parë lotët e maturantëve të shkëlqyer që kanë humbur të drejtën e studimit në universitet. Kuvendi ynë sot është një nevojë e qartë për drejtëësi. Ne do i kthejmë Dibrës dinjitetin, punën dhe nderin. Një dibër e zhvilluar ku të rejat dhe të rinjt të bëhën sipërmarrës, dhe një sistem të drejtë për të gjithë studentët. Fadromat dhe mjetet e tjera të bashkisë që përdoren vetëm për punë private do të shpërndahen dhe do përdorën nga të gjithë dibranët. Ndërrmarrja e kanalizimeve do të jetë kudo për të furnizuar me ujë të pijshëm. Ndihma ekonomike nuk do të jetë një mjet presioni, do ju shkojë të gjithëve pa dallim partie. Asnjë familje në bashkinë e Dibrës nuk do të kërcënohet me bukën e gojës. Propozimi im i parë në bashkinë e Dibrës do të jëtë ulja e ujit të pijshëm dhe ulja e tarifës për lixhat. Gjithashtu edhe furnizimi i familjeve në nevojë me energji elektike. Ne së bashku do të punojmë për një Dibër të zhvilluar. Tarifat e bashkisë do të jetë zero dhe taksat do të jenë në nivelin minimal që e lejon ligji. Bashkia do të jëtë orjentuesi i fermerëve dhe bizneseve të mëdha. Me e rëndësishme për mua është punësimi. Rinia do të jetë forca dhe energjia e ndryshimit të Dibrës. Arsimimi dhe punësimi i tyre do të jetë prioriteti i bashkisë Dibër. Ne do të krijojmë fondin e ekselencës dhe do të ndihmojmë studentët në nevoje. Pas dy ditësh do të merrni në dorë fatin tuaj, fatin e Dibrës. Do vendosni për familjen tuaj, mos mungoni ditën e dielë por shprehni me votë ndryshimin e Dibrës. Ne të gjithëve nuk na bashkon partia por na bashkon Dibra. Jut ë rinj që jeni shpresa e Dibrës, vendosni për të ardhmen tuaj. Mos emigroni por jepini një shpresë vendit tone. Fitore, fitore", deklaroi Shehu. 
 
15:40 Mediu: Të mundim aleancën e kanabisit

Fatmir Mediu u bëri thirrje dibranëve që të bashkohen për të mundur aleancën e kanabisit.

"Jemi këtu të mbështesim njeriun e dijës dhe dibranin e ndershëm. Të mundim aleancën e kanabisit. Pas tre vitesh nuk kanë bërë asnjë punë. vetëm një punë kanë bërë, kanë mbjellë tokat me kanabis.Dibranët kanë në dorë për ti thënë jo rrugës së krimit dhe korrupsionit", deklaroi Mediu


15:38 Duka: Të dy kandidatët janë të mirë

Kreu i PAA, Agron Duka i ka vlerësuar të dy kandidaturat për bashkine e Dibrës. Duka tha se fillimisht e djathta duhet të fitojë Dibrën dhe pastaj gjithë Shqipërinë
Agron duka: E gjithë shqipëria i ka syte tek zgjedhjet e dibrës. Pushteti vendor kërkon menaxherë të aftë. Do hezitoja të isha këtu nëse kandidati ynë do ishte tek e majta. Të dy kampet kanë zgjedhur kandidatë të mirë.
Ne duhet të fitojmë, në fillim në Dibër dhe pastaj në gjithë Shqipërinë. 


15:25 Spahiu: Të mbështesim Bashën për Shqipërinë dhe Shehun për Dibrën

Kreshnik Spahiu u bëri thirrje dibranëve që të votojnë kandidatin e djathtë në zgjedhjet e 11 shtatorit. Ai deklaroi se pas fitores së Shëhut do vije edhe fitorja e së djathtës.

15:20 Dashamir Shehi: Të fitojmë për Shqipërinë

Dashamir Shehi deklaroi se të dielën kemi dy punë për të bërë, njëra që të fitojmë bashkinë dhe tjetra që t'i tregojmë shqiptarëve që mazhorancës i ka ardhur fundi.

 "Të dielën kemi dy punë për të bërë. Njëra punë është që të çojmë në zyrën e bashkisë Sherefedin Shehun. Ta bëjmë këtë për të mirën e krahinës. Puna e dytë që duhet të bëjmë është që t'i japim një mesazh shqiptarëve që mazhorancës po i mbarojnë ditët. Kemi dy punë për të bërë të dielën, një për Dibren dhe një për Shqipërinë"

15:18 Nard Ndoka sërish me filozofi

Teksa kërkonte votën e qytetarëve të Dibrës për Sherefedin Shehun, Nard Ndoka zgjodhi këto fjalë:

Ka një fjalë të moçme dhe të urtë që thotë se mendja lindi në Shkodër, por pushoi këtu në Dibër. Kërkohet nga ju mençuri, guxim dhe kurajë për t’i dhënë leksion kryeministrit se kur ai mashtron, kur nuk punon, qytetarët ia tregojnë drejtimin e duhur”.


15:15 Flamur Noka: Po vjen vala e ndryshimit

Deputeti Flamur Noka tha në fjalën e tij se vala e ndryshimit do nis në Dibër dhe do të përhapet në të gjithë Shqipërinë

"Hiqni mendje, hajdutë trafikantë se mund të dhunonin votën e dibranëve. Hiqni mendjen se mund t’i blini ata.
Dibranët ju kanë dhënë dhe do t’ju japin mësim. Fatin për sot dhe të ardhmen e Dibrës, e kanë këta burra dhe gra të mrekullueshme, e kanë dibranët. Dhe jo horrat e pushtetit. Ti Edi Rama dhe 40 hajdutët e tu mendohu se ku do të fusësh kokën nesër se dallga e ndryshimit do të ngrihet nga Dibra dhe do të vërshojë në të gjithë Shqipërinë për t’ju shporrur Rilindjen, babëzinë, krimin dhe trafikantët dhe për të rikthyer shpresën se Dibra dhe Shqipëria do të bëhet
"

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron