PD me amendamente të reja për 
vettingun, s'ka shanse për negociata

PD me amendamente të reja për <br />vettingun, s'ka shanse për negociata
Para se ta dërgojë ligjin në kushtetuese, PD ka vendosur të luajë një kartë të fundit. Ekspertët e partisë kanë gati amendamentet për pjesën tjetër të ligjit të vettingut, pavarësisht se ky i fundit u miratua vetëm me votat e maxhoranës në komision e reformës në 23 gusht.
 
Demokratët kanë gati amendimet për secilin prej 66 neneve të këtij drafti që vendos normat sesi do të kontrollohen gjyqtarët e prokurorët në pasuritë apo figurën e tyre.
 
Ndërsa në mbledhjen e komisionit për efekt kohe ekspertët e PD patën përgatitur ndryshime vetëm për 25 nenet e para, nga të cilat nuk u pranua asnjë. Pavarësisht se amendamentet janë gati, gjasat për negociata para seancës së 30 gushtit janë të pakta ose pothuajse zero.
 
PS pretendon se nuk i ka mbërritur zyrtarisht asnjë amendamentet  që të japë dhe një vlerësim. Ndërsa PD e quan ligjin të mbyllur. “Asnjë përpjekje nuk u bë në nivel ekspertësh që të uleshin me tanët”, u shpreh një burim nga kjo forcë.
 
Skenari më i mundshëm është ai që amendamentet të paraqiten në seancën e plenare gjatë votimit nen për nen. Ndryshe nga projekt-ligji i ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT që u miratua në 23 gusht, në variantin e saj opozita ka ndryshuar kompetencat e operacionit ndërkombëtar të monitorimit.
 
Për këtë forcë shkelet Kushtetuta, duke iu dhënë ndërkombëtarëve kompetenca ekzekutive kur ligji themeltar i shtetit i kufizon ata ne roje te procesit.
 
Po ashtu në amendamente ndryshohet dhe roli institucioneve te treta si Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive apo Drejtoria e Sigurisë se Informacionit te klasifikuar duke ia lënë hetimin ekskluzivisht institucioneve kushtetuese të vetingut.
 
Gjatë javës së shkuar pd e lsi mblodhën 28 firma për të thirrur seancën e jashtëzakonshëm ku do të votohet ky ligj. Në pikëpyetje mbetet fati i ligjeve të tjera që bëjnë efektive reformën në drejtësi si Byroja e Hetimit dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran