PD: Me Ramën, zyrat e PS e të
qeverisë janë bërë punishte abuzimi

PD: Me Ramën, zyrat e PS e të<br />qeverisë janë bërë punishte abuzimi
TIRANE - Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj qeverisë, lidhur me skandalin e ngacmimeve seksuale të ish-aktivistit të PS, Agron Cane. Deputetja e PD, Albina Deda, në një dalje për shtyp, akuzoi qeverinë lidhur me Zyrat e Punës, duke u shprehur se skandali në fjalë, nxorri në pah mënyrën e rekrutimit të punonjësve nga ana e qeverisë.

Sipas deputetes së opozitës Deda, Zyrat e Punës janë kthyer në punishte të perversitetit, ndërsa shtoi se trafikantët e prostitucionit dhe baronët e drogës, janë pjesë e qeverisë.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetes Albina Deda:

“Skandali i sekretarit të Koço Kokëdhimës, që kërkon favor seksual me një vajzë të mitur në këmbim të një vendi pune, në zyrën e Partisë Socialiste, nxorri në pah mënyrën e rekrutimit dhe të funksionimit të oligarkisë Rama-Meta. Duhet të ofrosh para, ose favor seksual, ose duhet të kesh precedent të fortë penal, që të zësh një vend pune. Kjo është filozofia e oligarkisë Rama-Meta-Kokëdhima. Eshtë e qartë se zyrat e shtetit, zyrat e Partisë Socialiste, nën këtë filozofi janë kthyer në punishte të abuzimit e perversitetit. Ky soj oligarkësh sigurisht se nuk përfaqësojnë qindra e mijëra socialistët e ndershëm që janë sot në radhën e parë të të zhgënjyerve për mënyrën se si po qeveris dhe si po e përdor pushtetin oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima. Kur trafikantin e prostitucionit e bën deputet, kur baronin e drogës e bën drejtor, kur të akuzuarin për rrëmbim fëmijësh e bën kryetar të Këshillit të Qarkut, atëherë ti ke përgaditur terrenin për canet e përbindëshat e tjerë të vendit që të poshtërojnë qytetarët kundër cdo ligji, kodi e nderi. Koco Kokëdhima, Edi Rama, Ilir Meta, janë themeluesit dhe drejtuesit e këtij sistemi të fëlliqur që cdo ditë po i ngjall krupën shqiptarëve.”

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin