PD me rezolutë për Territorialen
por jo me një hartë për ndarjen e re

PD me rezolutë për Territorialen<br />por jo me një hartë për ndarjen e re
TIRANE – Pas tre konferencash për reformën terrioriale, opozita sërish nuk ka një variant të sajin kontret për ndarjen e njësive vendore. Edhe pse të djathtët kishin deklaruar se do të shprehnin qëndrimin e tyre praktik në lidhje me reformën administrative-territoriale, sot dita e tretë e Konverencës së të Zgjedhurve vendorë, nuk ka nxjerrë një hartë të re për këtë ndarje.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përballë përfaqësuesve të së djathtës  në 385 njësi të qeverises vendore dhe këshillave të qarqeve që u mblodhën sot në Tiranë, lexoi rezolutën e përbashkët për reformën
e vetëqeverisjes vendore me 5 pika.

Basha: Harta...harta...harta..loje kungulleshkash
Basha e vlerësoi një lojë të turpshme kungulleshkash debatin mb ndarjen e njësive vendore pas ndarjes së re territoriale, për të cilën mazhoranca është shprehur se do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

“Janë ulur që në fillim të këtij procesi me parallogari elektorale dhe politike.  Është hera e parë që rezufohet konsensusi politik dhe zëvendësohet me një pseudo konsnesus që jepet në komison dhe mohohet në Kuvend. Mund ta bëjmë vetëm duke qenë të hapur dhe transparent me publikun, përmes një konsultimi të vërtetë më veshë të hapur për gjithcka që do të thonë qytetarët, shudhëria s’na con askund. E kemi nisur me këmbën e majtë, duke shpikur armikun, dhe armiku qenka pushteti vendor. Lojë e turpshme kungulleshkash, harta harta harta”, tha Basha.

Basha: Na duhet pegasusi, pastaj patkoi
Lideri demokrat Lulzim Basha tha se kjo konferencë është jo për shifra por për të gjetur konsensin dhe për të përcaktuar praktikat europiane se si mund të ecet para në procesin e decentralizmit të reformës territoriale.

“T’i japim një shans të fundit arsyes të shëndoshë. S’jemi mbledhur për t’i bërë karshillik as për të treguar superioritetin tonë më fakte shifra, as për të trefguar forcën tonë, që pa dyshim e kemi tek përfaqësimi i qytetarëve që na kanë zgjedhur.  Jemi gati të ulemi e të gjejmë pegasusin e duhur, ta gjejmë pegasusin të mos merremi me patkoin. Na duhet kali pastaj patkoi… nga ana jonë nuk ka teka..”, u shpreh Basha.

Rezoluta e demorkateve per reformen territoriale
Në rend të parë të kësaj rezolute qëndron, decentralizimi dhe zgjerimi e konsolidimi i autonomisë vendore.

“Riorganizimi territorial i njësive të qeverisjes vendore në çdo nivel duhet të pasqyrojë identitetin e komunitetit të banorëve të krijuar përgjatë historisë dhe ta harmonizojë atë me funksionalitetin e njësive të reja qeverisëse” është një tjetër pikë e kësaj rezolute.

Reforma territoriale të udhëhiqet nga parimet e demokracisë së drejtëpërdrejtë dhe transparente, të garantohet konsensi i plotë politik në Kuvend, cdo komunteti vendor të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin pro apo kundër ndryshimit të kufijve vendorë”, janë lexuar nga lideri demokrat Basha në sallën e Pallatit të Kongreseve. Por vec thirrjeve politike për konsensus, apel ky prej nisjes së reformës, Basha përmes kësaj rezolute nuk paraqiti variantin e opozitës për këtë reformë.

Në konferencën, organizuar nga shoqatat e të zgjedhurve vendorë, morën pjesë edhe ligjvënës, organizata komunitare dhe të shoqërisë civile, sipërmarrës, ekspertë vendas dhe nga institucionet ndërkombëtare. 

Rezoluta per reformen decentralizuese territoriale

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU