TIRANE - Partia Demokratike duket se ka qenë partia e parë në listë e cila ka marrë 300 milion lekë nga shteti për fushatën elektorale në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Në faqen zyrtare të degës së thesarit është publikuar transaksioni në të cilët vërtetohet kalimi i parave në llogari të Partisë demokratike.

Paratë e dërguara për fushatën drejt PD janë dhënë nga fondet publike në bazë të raportit të votave të marra në zgjedhjet e shkuara.

Ashtu sikurse në çdo zgjedhje, edhe këtë herë nga fondet publike do të ndahen para për të gjitha subjektet politike.
pagesa

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)