TIRANË - Ish-ministri i Ekonomisë, aktualisht deputeti i PD, Florion Mima ka dhënë një konferencë për shtyp, ku ka denoncuar vendimet e djeshme të qeverisë së re për anulimet e vendimeve të qeverisë parardhëse dhe e ka quajtur 23 qershorin si data 0.
"Ashtu siç kishim paralajmëruar, Qeveria e Rilindjes vijoi dje me anulimin e shumë koncesioneve në hidro-energjetikë, procedurat e të cilave kishin muaj e ndoshta edhe vite që kishin nisur e që kishte qëlluar të miratoheshin në mbledhjet e fundit të qeverisë së mëparshme", ka nisur deklaratën e tij Mima.
"Zoti Rama, me këtë akt, konfirmoi se, për të, 23 qershori është data 0, dhe se, pas kësaj date, gjithçka e miratuar, pavarësisht se me procedura ligjore e transparence të plotë, do të ç’bëhet", vijoi Mima.
Sipas tij, Partia Demokratike ka qenë e para që e ka inkurajuar qeverinë e re, që të hulumtojë e investigojë me lupë në dorë çdo koncesion, leje a privatizim të aseteve publike, por fakti që kjo nuk ndodh, por qeveria zgjedh rrugën e anulimit bazuar vetëm në datën 0, na jep arsye të forta për të besuar se i vetmi qëllim është që subjektet të cilat u prekën dje, por edhe të tjerë që do të preken në ditet në vijim, të fillojnë të vendosin kontakte me zyrat speciale a me persona të caktuar afër qeverisë.
"Partia Demokratike inkurajon dhe trimëron të gjithë investitorët të qëndrojnë fort e të mos thyhen përballë asnjë presioni korruptiv. Ligjshmëria do të fitojë mbi çdo përpjekje për të nënshtruar ligjin me akte të pastra korruptive e abuzive dhe të nxjerra në shpërdorim të pastër të detyrës zyrtare", përfundon deklarata e Mimës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com