PD, Mima: E vërteta për tatimet
mblodhën 15 mln $ më pak se plani

PD, Mima: E vërteta për tatimet<br />mblodhën 15 mln $ më pak se plani
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Florion Mima ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri i vendit Edi Rama për realzimin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat në vend. Në një deklaratë për mediat, Mima tha se qeveria e re ka trashëguar një situatë të mirë ekonomike, dhe vendi nuk është prekur nga kriza, duke u shprehur se “shifrat e realizimeve tregojnë se tendenca për të përkeqësuar situatën nuk ishte e drejtë”.

“Mbrëmë, Kryeministri i vendit njoftoi se kriza ekonomike do të përfundokërka me 31 dhjetor 2013. Lajm ky, që do duhej të gëzonte të madh e të vogël në vendin tonë, por që njëkohësisht do të duhej t’i jepte edhe një përgjigje të thjeshtë pyetjes se, kur filloi kriza më e thellë që ekonomia shqiptare paskësh njohur ndonjëherë, s’pasoja pati dhe po ashtu si përfundoi ajo kaq shpejt, thjesht me një deklarim kryeministror. Sot, agjencia kryesore e të hyrave publike i mbajti ison Orakullit të Ekonomisë duke na dhënë lajmin e bujshëm se të ardhurat e planifikuara në aktin normativ për muajin tetor, u tejkaluan me rreth 2 miliardë lekë e po aq më shumë se sa fakti i tetorit të kaluar”, u shpreh Mima.
Duke u ndalur tek akti normativ për ndryshimet në buxhetin e 2013, Mima tha se ulja e planit të të ardhurave për 4 muajt e fundit të vitit me rreth 250 milionë dollarë është e papranueshme, ndërsa shtoi se pavrësisht deklarimeve, përsëri kanë mbetur pa mbledhur 15 milionë dollarë nga plani fillestar i të hyrave publike.

“Kjo konfirmon ekzaktësisht atë çfarë PD kishte paralajmëruar, kur u diskutua akti normativ për ndryshimet në buxhetin e 2013, i cili në mënyrë totalisht të papranueshme uli planin e të ardhurave për 4 muajt e fundit të vitit me rreth 250 milionë dollarë. Në atë kohë, ne paralajmëruam se ekonomia shqiptare, si një ekonomi krejtësisht jashtë territorit të krizës, natyrshëm i prodhon këto të ardhura, mjafton vullneti për t’i mbledhur ato. Sot, ajo që ne paralajmëruam është e konfirmuar katërcipërisht dhe publiku duhet të mësojë se megjithë këtë tejkalim të “bujshëm” të planit të sajuar të të ardhurave, përsëri janë rreth 15 milionë dollarë që mbeten pa u mbledhur nga plani fillestar i të hyrave publike”, vijon Mima.

Ndërsa duke vijuar, deputeti i PD, shprehet se destinacioni i këtyre parave është treguar nga emisionet investigative.

“Çdo shqiptar me të drejtë mund të pyesë: “Ku shkuan këto 15 milionë dollarë të pambledhura vetëm në një muaj?”. Emisionet investigative kanë zbuluar mbrëmë një copëz të destinacionit përfundimtar të këtyre parave, që duhet të shkonin në arkën e përbashkët e që padrejtësisht janë drejtuar për tjetërkund. Prokuroria e shtetit sot ka vendosur sekuestro mbi regjistrat e Rilindjes. Aty është vetëm një pjese e përgjigjes”, u shpreh Mima.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)