Partia Demokratike ka akuzuar shefin e diplomacisë shqiptare se ka braktisur fjalimin e Presidentit Bujar Nishani në OKB. Deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se ky është një skandal diplomatik.
“Ndërkohë që Presidenti i Republikës i drejtohet të gjithë vendeve anëtare të OKB-së, duke adresuar sfida që nga lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, deri tek njohja e mëtejshme e Kosovës dhe integrimin Europian të Shqipërisë, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk dënjon të qendrojë në sallë në detyrim dhe respekt të vendit dhe postit që ai perfaqëson. Këtë sjellje rrugaçërore, ministri Bushati mund t’ia kishte kursyer vendit të tij në sytë e të gjithë botës duke cënuar rëndë imazhin e vendit”, deklaroi deputeti Bumçi.
Sipas tij nëse ky gjest është rezultat i papërgjegjshmërisë personale të Ditmir Bushatit, atëherë kryeministri Rama duhet të reagojë pa humbur kohë. “Përndryshe është vetë Kryeministri që ka urdhëruar këtë skandal në forumin më të lartë të diplomacisë botërore”, theksoi deputeti demokrat.
Ndërkohë shefi i diplomacisë shqiptare nëpërmjet rrjetit social Twitter ( duke ri postuar një status të drejtorit të komunikimit në qeveri, Endri Fuga) shtron pyetjen se po reagon PD apo presidenti.
“Në këtë pikë nuk e kuptoj nëse është PD apo Presidenti që reagon. Në çdo rast është e rënde, pasi është gënjeshtër. Shpresoj të gënjeje PD!”
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.1%
-
Jo
50.8%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30