PD miraton raportin ERE, PS:
Sektori energjitik ne kolaps

PD miraton raportin ERE, PS: <br />Sektori energjitik ne kolaps
TIRANE- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese miratoi sot vetëm me votat e maxhorancës raportin e Entit Rregullator të Energjisë për 2011. Opozita nuk votoi por u largua nga salla duke e cilësuar raportin si jo real ndërsa akuzoi ERE-në se është vendosur në varësi të qeverisë. 

Deputetët socialistë japin alarmin se sektori energjitik në Shqipëri po shkon drejt kolapsit, ndërkohë që PD dhe ERE kërkon që raportin vjetor për 2011 ta shesë si histori suksesi për sektorin e energjisë.

Deputetët socialistë kërkuan informacione nga kreu i ERE-së, Sokol Ramadani në lidhje me situatën aktuale të energjetikës, kur CEZ sapo ka deklaruar që është në faliment dhe faj është fakti që shteti nuk ka paguar detyrimet, por nuk morën asnjë përgjigje. Gjithashtu deputetët PS insistuan që në këtë mbledhje të ishin prezentë dhe dy subjekte të rëndësishme, kompania furnizuese CEZ dhe shoqata e konsumatorëve, për të dëgjuar ankesat dhe pretendimet e tyre. Një kërkesë e tillë nuk u pranua nga deputetët e maxhorancës. PS nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Ramadani as për zgjidhjen e situatës energjetike.

“Ne po diskutojmë raportin e ERE 2011, ndërkohë që CEZ sapo ka dekluar që është në falimentin dhe kjo u shkaktua ngaqë shteti nuk pagoi detyrimet. Kjo është bërë publike ju jeni në gjendje të na thoni që çfarë zgjidhje i keni dhënë kësaj situate?” – është pyetja që Shalsi i drejtoi Ramadanit, dhe për të cilën nuk mori asnjë përgjigje.

Shalsi thotë se Ramadai nuk i dha përgjigje as pyetjes së PS-së se sa milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit për importin e energjisë duke ditur se çmimi i saj që nga 2005 deir tani është rritur në 65 %.

“Për ne ishte e kotë të diskutojmë raportin dhe ta votojmë, ndërsa ka probleme më urgjente si ai që rrezikohet furnizimi me energji. Nuk e votuam pa marrë në shqyrtimi rrezikun e blac out energjetik dhe faktin se cilat janë masat që ka marrë qeveria për zgjidhjen e situatës."- deklaroi deputeti Eduard Shalsi ne nje prononcim per shqiptarja.com.

Në përgjigje të pyetjeve të socialistëve për një rritje të mundshme të çmimit për shkak të situatës, Sokol Ramadani ka deklaruar se tashmë është marrë një vendim që për 3 vite nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për qytetarët por pranoi se mund të ketë rishikim të cmimeve të energjisë që operatoret CEZ, KESH e OST do i sheshin njeri tjetrit.

“Nuk mendoj të rritim çmimin fundor, por do rishikojmë tarifat mes operatorëve.”- ka thene Sokol Ramadani. Nje deklarate e tille le te hapur mundesine e rishikimit te cmimit te faturave dhe për qytetarët.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar