TIRANE- Ligjet e kthyera mbrapsht nga presidenti Nishani do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese nëse mazhoranca i miraton sërish ato në shtator. Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi theksoi dje se grupi i juristëve në PD është i gatshëm për t’u përballur me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese përsa i përket këtyre ligjeve, por duhet pritur miratimi për së dyti të qeverisë si edhe hyrja në fuqi të tyre.
/Shqiptarja.com











