PD: Gjendje dramatike në arsim
shkollat pa regjistër për nxënësit

PD: Gjendje dramatike në arsim<br />shkollat pa regjistër për nxënësit
TIRANE - Në kuadër të nisjes së vitit të ri akademik, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se sipas saj situata në arsim është dramatike. Në një dalje për mediat, deputetja e PD Eleina Qirici ka denoncuar sipas opozitës kaosin në arsim me mungesën e regjistrave në shkolla.

Sipas Qiricit, kjo situatë vjen për shkak të interesave klienteliste të qeverisë.

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e deputetes Eleina Qirici:

Sot, qeveria bëri propaganda me arsimin, por në realitet gjendja është dramatike. Ka kaluar një muaj nga fillimi i shkollës dhe asnjë klasë në Shqipëri nuk ka regjistër. Qeveria për interesa të pastra klienteliste ka lënë shkollat tona pa një prej dokumentave kryesore për mbarëvajtjen e mësimit. Mungesa e regjistrave ka krijuar kaos dhe lidhet me faktin se qeveria ka vendosur t’ia japë prodhimin një shtëpie botuese e afërt me të. Për hir të këtyre interesave klienteliste, prej afër 40 ditësh, asnjë klasë në Shqipëri nuk ka regjister dhe mësimi zhvillohet pa dokumentimin më kryesor. Kjo është mënyra se si e koncepton kjo qeveri arsimin dhe edukimin, si një mundësi në radhë të parë për të pasuruar klientet e saj duke i dhënë ekskluzivitetin e botimit të regjistrave për gjithë vendin. Kësaj i shtohet dhe fakti se është menduar që regjistrat që do të prodhojë klienti i Edi Ramës, të shlyhen në çast me para në dorë. Partia Demokratike e denoncon me forcë këtë skandal dhe kërkon nga qeveria të sigurojë menjëherë bazën kryesore materiale për klasat e shkollat tona dhe nxenësit tanë

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim