PD: Kriza ekonomike thellohet
por qeveria  vijon sulmon opozitën

PD: Kriza ekonomike thellohet<br />por qeveria  vijon sulmon opozitën
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se sipas saj po sulmon opozitën në vend që të shqetësohet për problemet ekonomike që po kalon vendi. Zëdhënësja e PD, Oriola Nebiaj, në një dalje për mediat, dënoi sipas saj sulmet politike të mazhorancës ndërsa shprehu vullnetin e Partisë Demokratike për transparencë.

Sa i përket gjendjes ekonomike, Nebiaj tha se vendi ndodhet në rënie.

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e zëdhënëses Oriola Bebiaj:

Në kohën kur ekonomia është në rënie dhe gjithë treguesit e saj janë përkeqësuar, qeveria nuk merr asnjë masë, por zgjedh të sulmojë opozitën. Në vend se të rishohë politikën me taksat, të mos i rrisë, por t’i reduktojë ato, në vend se të heqë dorë nga asfiksia që po i bën biznesit, qeveria zgjedh të sulmojë opozitën. Qeveria zgjedh të sulmojë opozitën, me një shpresë të dëshpëruar se do të largojë vemendjen nga kriza e thellë që ka mbuluar vendin, nga largimi i përditshëm i investitorëve. Por akuzat politike ndaj kundërshtarit, nuk e zgjidh problemin që kanë sot pensionistët e Shqipërisë të cilët po paralizohen nga rritja e cmimit të energjisë. Këto akuza nuk hapin asnjë perspektivë për rininë e vendit, të lënë krejtësisht pas dore nga qeveria. Kredia e marrë në vitin 2009 është vlerësuar në atë kohë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si arritje e qeverisë shqiptare. Kredia parandaloi rënien e financave të vendit në kolaps. Dhe me përmirësimin e kushteve në tregjet financiare botërore, kjo kredi u zëvendësua me një kredi shumë më të lirë pa u mbushur viti. Akuzat politike për kundërshtarin, nuk janë zgjidhje për papunësinë në rritje, për rritjen e cmimeve, për rënien kritike të forcës blerëse, për mungesën e investimeve në vend, për moshapjen e asnjë vendi të ri të punës, për mungesën e besimit tek e ardhmja. Akuzat politike për kundërshtarin shprehin verbërinë e qeverisë, dhe largimin e saj përfundimtar nga realiteti i dhimshëm i nevojave urgjente që kanë qytetarët e vendit. Partia Demokratike është e hapur për cdo hetim dhe fton organet kompetenete të bëjnë transparencë deri në fund.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim