PD: Meta në zyrën e Tahirit pas
daljes nga Prokuroria,gautan alibinë

PD: Meta në zyrën e Tahirit pas<br />daljes nga Prokuroria,gautan alibinë
TIRANE - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka në një dalje për mediat ka akuzuar se Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri janë takuar përpara dëshmisë së këtij të fundit në Prokurori me qëllim krijimin e alibisë për çështjen “Doshi”.

Sipas selisë blu, sapo kryeparlamentari Meta dha dëshminë e tij në Prokurori është takuar me Ministrin Tahiri, kur ky i fundit akoma nuk kishte mbërritur tek organi i akuzës për të dëshmuar. Dhe sipas Palokës ky takim është bërë për të krijuar alibinë e radhës, lidhur me deklaratat e deputetit Tom Doshi dhe komplotit të organizuar për ta eliminuar fizikisht atë.

Paloka theksoi se Ilir Meta, i akuzuari numër 1 në vend për këtë çështje , po kthehet në pengesë për zbardhjen e hetimeve duke ushtruar ndikimin e pushtetit të tij. Në këtë kontekst PD përsëriti qëndrimin e saj duke kërkuar dorëheqjen e Kryeparlamentarit.

Më poshtë deklarata e plotë:
Ilir Meta prej 4 ditësh publikisht i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, i thelloi dyshimet ndaj tij sot kur menjëherë pasi u pyet në Prokurori, e mbajti frymën në zyrën e Ministrit të Brendshëm, para se Tahiri të nisej vetë në Prokurori për tu pyetur. I akuzuari për organizimin e dy vrasjeve, i doli përpara të akuzuarit tjetër, Tahirit, si fshehës i ngjarjes, pak përpara se ky i fundit të shkonte për të dëshmuar. Ilir Meta dhe Saimir Tahiri janë personazhet kyç në këtë histori, njëri i akuzuar si porositës i vrasjeve, e tjetri si negociator mes palëve dhe vrasësit të dyshuar, dhe sigurisht kanë nevojë të konsultohen për skenarin e tyre. Ata kanë bashkëpunuar ngushtë deri më tani në të gjitha përpjekjet e bëra për manipulim e rrjedhje informacioni në media, me qëllim krijimin e alibisë dhe çorientimin e opinionit publik, që të mos merret vesh e vërteta. Pse menjëhere pas marrjes në pyetje në Prokurori, Ilir Meta e mbajti vrapin në zyrën e Ministrit të Brendshëm? Cili është plani i tyre, çfarë alibie po gatuajnë në errësirë kumbarët në pushtet? Si kryetar i Kuvendit, si numri 2 i shtetit, i akuzuari numër 1 në vend, hyn e del si të dojë nëpër zyra. Sa kohë që ai është veshur me pushtetin e kryekuvendarit, Ilir Meta përbën pengesë serioze për një hetim objektiv e të painfluencuar. Që ky hetim të jetë i plotë dhe i besueshëm ka vetëm një rrugëdalje. Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen nga posti që mban e ti hapë rrugën drejtësisë. Asnjë intrigë dhe skemë mafioze nuk e ndihmon dot Ilir Metën, i cili sot nuk pranohet nga asnjë qytetar i vendit si Kryetar Kuvendi. Mbarë populli e sheh atë nën akuzën më të rëndë të bërë ndonjëherë në 25 vite politike. Asnjë alibi, manipulim e skenar mafioz, nuk do ta shpëtojnë dot nga përballja me të vërtetën.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron