PD: Qeveria ka vetëm një skemë
për energjinë, atë anti-qytetare

PD: Qeveria ka vetëm një skemë<br />për energjinë, atë anti-qytetare
TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e OSHEE-së të ditës së sotme për shtyrjen deri më 31 mars të afatit të pagesës së prapambetur të energjisë nga qytetarët, duke përfituar edhe falje të 80% të kamatëvonesave.

Në një dalje për mediat, Reila Bozdo ka akuzuar qeverinë se e vetmja skemë lehtësuese që ofrohet  është ajo anti-qytetare.

Kjo pasi sipas selisë blu e vetmja skemë lehtësuese për qytetarët do të ishte ulja e çmimit të energjisë. Në të kundërt, PD paralajmëroi protesta të tjera ndaj qeverisë.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat:
Eshtë shumë arrogante dhe cinike që Ministri i Energjitikës dhe Drejtori i OSHEE të flasin për skema lehtësuese. Edi Rama, Ministri dhe Drejtori i OSHEE janë krijuesit, organizuesit e zbatuesit e skemës shkatërrimtare energjitike për qytetarët e familjarët, duke i ngarkuar ata me fatura abuzive, duke i vendosur gjoba mbi këto fatura, duke mos dëgjuar ankesat e tyre, duke i rrjepur deri në qindarkën e fundit, duke i burgosur, dhe shpesh duke i shtyrë në akte dëshpërimi vetvrasjeje. Rasti dramatik i Qamil Zelës, i Llazi Nasit, i babait në Shkodër që donte të shpëtonte jetën e djalit 7 vjecar, janë akuza të drejtpërdrejta për qeverinë. Skema e lehtësimit, është e kundërta e represionit që është duke aplikuar qeveria. Ka vetëm një skemë lehtësuese për qytetarët. Të ulet cmimi i energjisë elektrike me të paktën 14%, aq sa premtoi Edi Rama në fushatë. Të anullohen menjëherë faturat abuzive. Të shqyrtohen menjëherë ankesat e qytetarëve. Të falen kamatvonesat. Të faturohen në mënyrë të rregullt mbi bazën e konsumit. Vetëm kjo skemë merr parasysh realitetin dhe shqetësimet e qytetarëve. Të tjerat janë fjalë dhe vetëm fjalë. Qytetarët e ngritën zërin me 22 nëntor, në protestën më masive të viteve të fundit. Ata kërkojnë zgjidhje. Nëse zgjidhja nuk vjen, qytetarët do të mblidhen edhe më të shumtë, edhe më të vendosur në protestë popullore.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk