TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar sot qeverinë për spastrime në administratë, duke shtuar se një grua ditën e djeshme është vetëhelmuar sipas tyre pas shkarkimit nga puna.

Koordinatorja për Marrëdhëniet Publike, Grida Dum, në daljen e saj për shtyp, tha se dyshja Rama-Meta janë përgjegjësit për vetëvrasjen e djeshme të gruas ga Korça.

“Bruna Meko nuk e përballoi dot dhunën e dyshes Rama-Meta që pas një terrori psikologjik, dhe në dëshpërim e sipër nëna e dy djemve dhe bashkëshortja e një burri që lëngon prej vitesh në shtrat, u vetëhelmua. Puna që 51-vjeçarja bënte prej më shumë se 10 vitesh, ishte e vetmja e ardhur financiare për familjen Meko. Parti Demokratike akuzon Edi Ramën dhe Ilir Metën, dhe spastruesit e tyre në terren, si përgjegjës të zhdukjes së shpresës që po shkaktojnë me shkarkimet denigruese nga puna, si përgjegjës të ndarjes nga jeta të Bruna Mekos.” tha në fjalën e saj Duma.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)