PD: Taksat e korrupsioni e zbresin
vendin në raportin e lirisë ekonomike

PD: Taksat e korrupsioni e zbresin<br />vendin në raportin e lirisë ekonomike
TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar sot për raportin e publikuar nga Fondacioni “Heritage” i cili rendiste Shqipërinë në vendin e 63 në botë sa i përket lirisë ekonomike. Në një dalje për mediat, Mateo Spaho u shpreh se raporti i Heritage hedh poshtë propagandën e qeverisë.

Sipas selisë blu, ekonomia shqiptare po vuan nga asfiksia që kanë sjellë rritja e taksave, korrupsioni e klientelizmi. Në akuzën e saj Partia Demokratike shprehet se në bazë të raportit, Shqipëria ka rënë me 7.5 pikë në lirinë për të hapur biznes dhe me 5 pikë në lirinë për të investuar.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat e Mateo Spahos:
 
Propaganda e fryrë dhe boshe e qeverisë për gjendjen e ekonomisë shqiptare është diskredituar edhe një herë sot kur “Heritage Foundation” dhe “Wall Street Journal”, raportuan rënien për herë të parë të Shqipërisë pas 5 vitesh në aspektin e lirisë ekonomike, për shkak të rritjes së taksave dhe korrupsionit, cka ka përkeqësuar mundësinë për të investuar dhe ka zhytur në krizë ekonominë shqiptare. Renditja e Shqipërisë në krahasim me vitin e kaluar është përkeqësuar me 9 pozicione. Heritage Foundation konstaton rënie me 7,5 pikë të lirisë për të bërë dhe për të hapur biznes si dhe rënie të lirisë fiskale për shkak të taksave të Edi Ramës. Mundësia për të investuar është zvogëluar gjithnjë e më shumë nga qeveria, e cila ka ulur me 5 pikë lirinë për të investuar. Qeveria ka rritur tatimin mbi të ardhurat personale deri në 23% dhe mbi fitimin deri në 15%, por ajo nuk ia ka dalë të rrisë të ardhurat buxhetore, cka është dëshmi e informalitetit dhe korrupsionit. Me qeverinë Rama-Meta duhen 200 ditë për të filluar një biznes. Qeveria ndërhyn përmes klientelës dhe korrupsionit në cmimet e brendëshme duke dëmtuar konkurencën e lirë, duke kontribuar në krizën ekonomike. Kjo pra është tabloja e zymtë e ekonomisë tonë me qeverinë e Edi Ramës, cka po sjell varfëri, papunësi, e thellim të krizës. Shifrat e bëra publike nga Heritage Foundation konfirmojnë faqe botës gjëndjen e rëndë keonomike, papunësinë e varfërinë që shqiptarët e ndjejnë në kurriz prej më shumë se 1 viti. Asnjë paradë suksesesh imagjinare të stilit të dikurshëm nuk mund të mbulojë të vërtetën e hidhur që jetojnë sot shumica e shqiptarëve dhe që po e konstatojnë edhe institucionet prestigjioze ndërkombëtare. Rritja e taksave, korrupsioni e padrejtësitë e dyshes Rama-Meta e kanë zhytur Shqipërinë ne krizë ekonomike. Eshtë koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre, është koha të ndalim shkakun e krizës, që është keqqeverisja Rama-Meta.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim