PD ndryshon mendje, do kohë 
të barabartë me Kryeministrin

PD ndryshon mendje, do kohë <br />të barabartë me Kryeministrin
TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PD-së do të ketë të drejtë që të flasë në Kuvend po aq sa edhe kryeministri. Këshilli i Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit vendosi të pranojë amendamentin e paraqitur nga Partia Demokratike për kohën që duhet të flasë përfaqësuesi i partisë më të madhe të opozitës në Kuvend. Konkretisht, ky amendament ishte bërë nga ana e deputetit Oerd Bylykbashi dhe kërkonte që kreu i grupit parlamentar të PD-së të ketë të drejtë që të replikojë pas fjalës së kryeministrit në seancë plenare me kohë të pakufizuar.

Por kërkesa për ndryshimin e rregullores së Kuvendi duket se shkon invers me qëndrimin e PD-së. Konkretisht rregullorja e parlamentit ishte një nga tri ligjet e Bashkimit Evropian për marrjen e statusit që PD-ja e trumbetonte shumë si të domosdoshme. Por pa kaluar një vit nga miratimi i saj, ishte vetë Partia Demokratike që kërkoi sërish ndryshimin e saj duke dalë kundër ligjit të kërkuar nga BE.

Vendimi
Ndonëse kërkesa u bë nga ana e PD-së, kërkesë e njejtë me atë që nuk u pranua nga ish-mazhoranca demokrate kur u bë nga PS, sërish opozita vijon bojkotin parlamentar. Kërkesa e Bylykbashit u pranua nga ana e mazhorancës e cila e futi në punimet parlamentare si edhe e kaloi në Këshillin e Rregullores ku, pas kësaj, do të shkojë në seancë plenare për t’u votuar.

Sipas njoftimit të Kuvendit, bëhet me dije se: “Këshilli diskutoi propozimet për ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, të paraqitura nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z.Paloka dhe z.Bylykbashi, si dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Propozimet për ndryshime në Rregullore konsistonin në dhënien e të drejtës për të bërë komente Kryetarit të Grupit Parlamentar më të madh të opozitës menjëherë pas fjalës së Kryeministrit. Në përfundim anëtarët e Këshillit u shprehën për vijimin e procedurave për miratimin e tyre në seance plenare”.

Opozita
Kërkesa e opozitës në atë kohë u bë që përfaqësuesi i grupit parlamentar i PD-së të kishte mundësi që të replikonte pas kryeministrit. Por kjo gjë duket se ka një intrigë në mes. Para se të bojkotonte Kuvendin, në emër të grupit parlamentar të PD-së, fliste Berisha dhe jo Paloka, i cili ishte i komanduar në këtë post. Kësisoj, kjo kërkesë e opozitës duket se u bë për t’i dhënë Berishës një kohë të palimituar për të folur kundër kryeministrit sa herë që ai do të merrte fjalën. Me ndryshimin që do t’i bëhet rregullores, ish-kryeministri pritet që t’i shtojë fjalimet e tij të gjata në seancë plenare, pasi PD të rikthehet në parlament.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë