“Edi Rama ia ka besuar shërbimet më të rëndësishme të portit më të madh në vend, një personi që në janarin e vitit 2011 u arrestua nga policia për trafik kokaine. Gjykata e Durrësit, 3 vite më parë, e ka shpallur Fisnik Myrtezajn fajtor me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke e dënuar me tre vite e gjysëm burg. Po kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që ta bëjë atë drejtor të shërbimeve mbështetëse në Portin e Durrësit." tha zëdhënësja Laura Vorpsi.
Duke vijuar akuzat edhe ndaj kryeministrit Rama, zëdhënësja e PD-së tha se “rilindja e Edi Ramës është për ata që kanë pasur probleme me ligjin”.
“Rilindja e Edi Ramës është një dështim i madh, por ama rilindja e Edi Ramës për disa militantë, sidomos për ata që kanë pasur probleme me ligjin dhe drejtësinë, po funksionin për së mbari. E kemi parë Edi Ramën të shfaqet shpesh në portin e Durrësit, me doganierë e konsulentë, duke folur për projekte dhe për të ardhmen, por asnjëherë ai nuk tha se përse një të dënuar me 3 vite e gjysëm burg për trafik kokaine, e ka vënë në krye të shërbimeve të portës hyrëse të Shqipërisë në Adriatik.” përfundoi zëdhënësja e PD Laura Vorpsi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)