PD: Në kulmin e sezonit turistik 
qeveria mbush plazhet me plehra

PD: Në kulmin e sezonit turistik <br />qeveria mbush plazhet me plehra
DHERMI - “Ky realitet, kjo shëmti urbane, ky grumbull inertesh, ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë. Ka ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së qeverisë.”

Kjo ishte një pjesë e asaj që deklaroi Koordinatori i Partisë Demokratike për Ndihmë Ligjore dhe Denoncimet, Ervin Salianji, në vizitën që kreu sot në plazhin e Dhërmiut për të bërë denoncimin e rradhës së opozitës.

Salianji denoncoi gjëndjen aktuale në plazhin e Dhërmiut që sipas tij, në kulmin e sezonit turistik, shëmtohet nga mbeturinat e lëna posaçërisht nga qeveria.  Koordinatori i Partisë Demokratike nuk hezitoi të bënte përgjegjës drejt për drejt qeverinë aktuale duke e cilësuar si të papërgjegjshme dhe arrogante.

“Qeveria e ka detyrim ligjor pastrimin dhe rehabilitimin e zonës pas çdo ndërhyrje. Por me ç’duket punët e qeverisë shkojnë mirë vetëm në ekrane dhe në facebook-un e kryeministrit. Ndërkohë që në realitet punët në Shqipëri janë si ky grumbull mbeturinash që ndodhet këtu pas meje”. tha Salianji

Gjithashtu ai u takua me banorë e pushues për të diskutuar mbi këtë tematikë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole