PD në Parlament, si parti pa aleatë

PD në Parlament, si parti pa aleatë

Lulzi Basha dhe aleatët

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi është aleati i pari i koalicionit opozitar që bën me dije se në shtator do të rikthehet në Parlament me deputetët e partisë së tij. Nga ana e tij edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka konsideruar zgjedhjet e 25 prillit një “masakër elektorale”, por nuk është shprehur kundër pranisë së opozitës në Kuvendin e ri.

Por, situata postzgjedhore realisht ka ndryshuar, lidhur me qëndrimin ose jo të aleatëve të PD. Ata nuk janë në shumë pika dakort me Lulzim Bashën. I pari ishte Agron Duka, dhe pastaj parti të tjera “aleate” që e kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve, madje edhe e kanë uruar Edi Ramën për fitoren. Ata janë shprehur realistë lidhur me shkaqet dhe arsyetojnë se “Rama i fitoi zgjedhjet, tani është rradha jonë të rrimë në opozitë edhe 4 vjet të tjera”, duke aluduar për paaftësinë e Bashës. Ajo ç’ka kemi parë para fushatës dhe gjatë saj, ishte natyrisht paralajmërimi i asaj ç’ka do të ndodhte pas saj.

Aleatët e Bashës, e kishin të qartë se Partia Demokratike e kishte të humbur betejën me Edi Ramën, përballë ekspansionit që konstatohej lehtë, si investimet dhe premtimet e mbajtura, organizimi i fushatës, mosmarrja shumë me cic-micet e ditës, por me punët e rindërtimit dhe vaksinimit, etj. Partia Demokratike ndryshe nga ç’ka kishte premtuar, hyri në fushatë e vetme, duke injoruar prezencën e aleatëve. Tani është rradha e tyre ti kthejnë reston Lulzim Bashës. Ajo do të hyjë në Parlament me një qëndrim ndryshe nga aleatët.

Partia Demokratike edhe pse do të hyjë në Parlament si “Çeçua” (pasi rezultatin e zgjedhjeve  e ka njohur SHBA dhe BE tashmë)  do të funksionojë si një parti e vetme, pa objeksione opozitare. Aleatët e saj kanë shprehur prej ditësh rezervat e tyre lidhur me gjithçka ndodhi në zgjedhjet e 25 Prillit, duke bërë fajtor kryesor kryetarin e PD-së dhe jo “pamundësinë për të ruajtur votat nga vjedhja dhe blerja”. Teoritë e vjetra të (si vjedhja dhe blerja e votës) huazuara nga koha e Doktorit, kanë zbehur dukshëm  euforinë e Lulzim Bashës.

Fushata mizerabël e zgjedhjeve të reja në PD, synimi për të kaluar fajin e humbjes nga vetë ai, tek strukturat vendore të partisë përmes “analizës”, skenari i shkarkimit të Bujar Nishanit dhe telendisja e Berishës para Shtatorit, janë arsye të mjaftueshme për të distancuar aleatët e asaj partie të kthyer në pronë fitimprurëse të kryetarit Basha.

Partia Demokratike do të futet në Parlament ndoshta jo me dëshirën e saj, por e detyruar nga situata më e fundit e krijuar pas “non-grata” të Sali Berishës, dhe rihapjes së dosjeve të vjetra për  Gërdecin, 21 Janarin, Rrugën e Kombit, pasurimin e shpejtë të ish-kupolës pushtetmbajëse 2005-2013, etj. Vendimet e DASH-it, ishin një ogur i mirë për nisjen e spastrimeve edhe në rradhën e politikës në Shqipëri.

Partia Demokratike, mbetet e para forcë politike që do të ketë shansin e keq të preket  edhe nga emra të tjerë të cilët do të shpallen nga DASH  dhe BE “non-grata”, deri në konfiskimin e pasurive të pamerituara. PD do të futet në Parlament (ndoshta pa Berishën) dhe do të funksionojë si e vetme, pasi aleatët e saj tradicionalë, pas 26 Prillit kanë ndryshuar kursin e funksionimit politik, dhe nuk kanë ndërmend  të  rrinë  përjetësisht në “tramvain” e prishur të Bashës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë