PD: Në Shkodër bëhen ‘ripunësime’, drejtoresha ndan lekët me kompaninë private

Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim për sa i përket bashkisë së Shkodrës. Pas dokumentave që publikoi për kreun e tërhequr të kësaj bashkie, Valdrin Pjetri ku akuzohej për një dënim ne Itali, PD tashmë ka hedhur akuza mbi drejtoreshën e Zyrës së Punës, Rozafa Zmijani.

Me anë të ish-deputetes Izmira Ulqinaku PD ngre pretendime se në Shkodër, Zyra e Punës punëson njerëz që në fakt janë të punësuar dhe kështu lekët ndahen me kompaninë private.

Sipas Ulqinakut, punonjës që derdhin kontribute rregullisht përgjatë gjithë vitit, regjistrohen fiktivisht si të papunë në sistemin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për t’u çregjistruar më pas si përfitues të programit të Zyrës së Punës

Në fund Ulqinaku thotë se duhet që kryeministri Rama të largohet në mënyrë që të mos vidhen paratë publike dhe të kthehen në vende pune e ndihmë sociale .

Deklarata e plotë:

Rilindja është zhytur thellë në korrupsion.

Organizata kriminale që qeveris vendin shkon deri aty sa po grabit edhe fondet për punësimin e të papunëve.

Një rast i tillë vjedhje është zbuluar së fundmi nga PD në Zyrën e Punës në Shkodër, ku drejtoresha e këtij institucioni ka ndërtua një skemë korruptive për të gllabëruar paratë publike të përcaktuara për punësimin. 

Pasi e privatizoi gjithë buxhetin e shtetit, duke i çuar fondet në xhepat e miqve të kryeministrit, me koncesione e me PPP-ra, tani ka ardhur radha që vartësit e Edi Ramës të bëjnë kërdinë me fondet që jepen për shtimin e vendeve të reja të punës.

Vjedhja me këto fonde është bërë normë qysh kur vetë Kryeministri deklaroi me të madhe në janar të 2018-s se e kishte marrë në patronazh këtë sektor, në mënyrë që të shmangen abuzimet.

Për hapjen e vendeve të reja të punës ekzistojnë një sërë programesh të posaçme, kryesisht drejtuar shtresave në nevojë, me qëllim përfshirjen e tyre në tregun aktiv të punës. Por fatkeqësisht, babëzia e “Rilindjes” nuk po lë asnjë qindarkë që të mbërrijë tek qytetarët.

Rasti më flagrant i shpërdorimeve është Zyra e Punës në Shkodër, ku drejtoresha Rozafa Zmijani, nën bekimin e shefes së saj Elira Demiraj, po shpërndan në mënyrë klienteliste fondet publike për subjektet që janë të gatshme "të bashkëpunojnë" në këtë skemë korruptive.

E njohur si "zonja 20%", Zmijani siç provohet edhe nga provat e publikuara në ekran, abuzon me fondet publike duke paguar për punësimin e punëtorëve që prej kohësh figuronin si të punësuar në evidencat e firmës DELIA.

Nga dokumentet bashkëlidhur vërehet qartazi që Zmijani, në mënyrë klienteliste po shpërdoron fondet publike për trajnim në punë dhe punësim, pasi sipas VKM nr.47/2008, kërkohet qartazi përfshirja në këtë projekt vetëm e punëkërkuesve të papunë, por në realitet, ajo ka përfshirë si përfitues fondesh njerëz të punësuar qysh kohë më parë në subjektin DELIA IMPEX.

Pra punonjës që derdhin kontribute rregullisht përgjatë gjithë vitit, regjistrohen fiktivisht si të papunë në sistemin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për t’u çregjistruar më pas si përfitues të programit të Zyrës së Punës

Drejtoresha e “Rilindjes” në vend që t’u japë shansin për punësim punëkërkuesve afatgjatë, ripunëson punonjësit e Firmës DELIA në këmbim të 20% të shifrës totale që jepet nga projekti shtetëror për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ky skandal i ri tregon se centralizimi i fondeve, qoftë për hapjen e vendeve të reja të punës, qoftë për skemën e ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale, nuk u bë për shmangien e abuzimeve, por vetëm për përqendrimin e fondeve në dorë të drejtorëve e drejtoreshave të partisë. Këto fonde kanalizohen

më pas si përqindje që drejtorët i marrin në ortakëri me firmat e partisë, duke grabitur edhe qindarkat e fundit që shteti jep për luftën kundër varfërisë.

Sot Shqipëria është shteti më i varfër i Evropës, dhe do të vijojë që të varfrit të bëhen më të varfër ndërsa të pasurit akoma më të pasur, sa kohë Edi Rama do vijojë të mbajë në patronazh të gjithë buxhetin e shtetit, duke e ndarë atë vetëm për shërbime partiake me drejtoreshat e partisë dhe firmat e partisë, në çdo qark.

Që paratë publike të mos vidhen por të kthehen në vende pune e ndihmë sociale ka vetëm një rrugë: Largimin e Edi Ramës dhe bandën e tij që po e grabit Shqipërinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • branislav kikic: 03/09/2019 18:42

    vaj medet oer shkodren ne duart e kuja ka met te tan kane maru shkollat ka 40vjece bravo skodra

    Përgjigju
  • tori: 03/09/2019 15:55

    Zbulimi I madhe I sigurimit shtetit I qeveris paralele e PD.Te largohen urgjentisht nga puna te gjithe puntoret apo nenpunesit e bashkis qe jane pjestar apo perkrahes te PD.Sa ma pare aq ma mire per Shkodren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave