PD ngre mbi Kryeministri dronin
me banerin për zgjedhje të lira
FOTO/Fluturakja mbi selinë e qeverisë

PD ngre mbi Kryeministri dronin<br />me banerin për zgjedhje të lira<br />FOTO/Fluturakja mbi selinë e qeverisë
Partia Demokratike ka ngritur mbi Kryeministri një dron me një banderolë me mbishkrime për zgjedhje të lira.

Në baner shkruhet "Zgjedhje të lira pa drogë dhe të droguar", kauzë kjo e demokratëve për të cilën kanë nisur prej 10 ditësh protestën në Bulevardin e kryeqytetit. 

Droni ka fluturuar për disa minuta mbi ndërtesën e Kryeministrisë. 

Kreu i qeverisë Edi Rama nuk ndodhej në zyrë në ato momente, pasi këtë të hënë ka  zgjedhur të vizitojë Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, nga ku i bëri thirrje PD-së që të votojë Vettingun dhe më pas të protestojë ose edhe të bojkotojë. 

Ndërkohë, dy thasë me miell të cilët simbolizojnë drogën, janë vendosur nga protestuesit pranë çadrës në Bulevard. 

[gallery]21243[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit