TIRANË- Partia Demokratike është gati për tu futur në fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve me të cilët do të shkojë në zgjedhje. Baza do të votojë listën e emrave që Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve ka përcaktuar për çdo degë, sipas modelit ‘Kundërshto një kandidat’ ose ‘Konfirmo të gjithë kandidatët’. 

Demokratët e Kukësit janë të parët që votojnë të premten  përmes votës kundërshtuese, pra do të votojnë për ata kandidatë që nuk duan të përfshihen në listën finale. Ndersa votimi nis nga ora 10 deri në orën 18. Report Tv ka mësuar edhe emrat që ka përzgjedhur Komisioni i Vlerësimit për ti dhënë mundësinë që të testohen sërish nga baza.

Dega Kukës, Qarku Kukës
Admir Sinamati
Arben Cejku
Bashkim Shehu
Ibrahim Bruka
Sahit Prizreni
Vjollca Vata

Dega Tropojë, Qarku Kukës
Besnik Dushaj
Feride Rrahmani
Isuf Çela
Lush Susaj
Mimoza Jajdarmataj
Xhem Nezaj

Dega Has, Qarku Kukës:
Avenir Peka
Demush Kastrati
Elez Maci
Ismet Jaku
Zenel Kastrati

Ajo që bie në sy është mungesa në listë e emrit të Flamur Nokës ish ministrit të qeverisë Berisha.  Por burime për Report tv konfirmojnë se ndonëse u propozua nga  baza e Kukësit, Partia Demokratike ka vendosur ta kandidojë në Tiranë të besuarin e Berishës.

Ndërkohë pas Kukësit do të jenë demokratët e Dibrës dhe Gjirokastrës ata që do të votojnë për listën me të cilën duan të shkojnë në garën e 25 prillit, ndërsa e fundit do të votojë anëtarësia e PD në Tiranë.

Votimet nga anëtarësia e PD për kandidatët
Qarku Kukës: 25 Shtator
Qarku Dibër - 26 Shtator
Qarku Gjirokastër - 27 Shtator
Qarku Berat - 28 Shtator
Qarku Shkodër - 30 Shtator
Qarku Lezhë - 1 Tetor
Qarku Durrës  - 3 Tetor
Qarku Elbasan  - 4 Tetor
Qarku Vlorë - 5 Tetor
Qarku Korçë  - 7 Tetor
Qarku Fier - 8 Tetor
Qarku Tiranë - 10 Tetor

Baza do të njihet me listën e kandidatëve të mundshëm vetëm 24 orë përpara votimit, ndërkohë ashtu sikurse thuhet në udhëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, cdokandidat i cili do të jetë pjesë e listës qëi dërgohet për votim anëtarësisë do të nënshkruajë një deklaratë personale ku siguron mospërfshirjen në praktika të ndaluara që dëmton garën e lirë, në të kundërt skualifikohet automatikisht nga gara për tu përfshirë në listën finale.