Demokratët e Tiranës votojnë për kandidatët më 10 tetor, zbardhet fleta e votimit në bazë ‘Kundërshto një kandidat’ ose ‘Konfirmo të gjithë kandidatët’

Demokratët e Tiranës votojnë për kandidatët më 10 tetor, zbardhet fleta e votimit në bazë ‘Kundërshto një kandidat’ ose ‘Konfirmo të gjithë kandidatët’

Fletë e votimit nga anëtarësia e PD

TIRANË- Partia Demokratike do të nisë  më 25 shtator votimet në bazë për listën e kandidatëve të mundshëm me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, proces i cili do të zgjasë deri në 11 tetor. Report Tv mësoi dy ditë më parë, se të parët që do të votojnë do të jenë demokratët e Qarkut të Kukësit, të cilët të premten nga ora 10:00-18:00 do të kenë mundësi të votojnë për listën me të cilën duan të shkojnë në garën elektorale. Kurse anëtarësia e PD në Tiranë  do të votojë më 10 tetor për kandidatët, lista e të cilëve do të dalë nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve që po punon prej 3 gushtit në selinë blu.

Datat e votimeve sipas qarqeve
Qarku Kukës - 25 Shtator
Qarku Dibër - 26 Shtator
Qarku Gjirokastër - 27 Shtator
Qarku Berat - 28 Shtator
Qarku Shkodër - 30 Shtator
Qarku Lezhë - 1 Tetor
Qarku Durrës  - 3 Tetor
Qarku Elbasan  - 4 Tetor
Qarku Vlorë - 5 Tetor
Qarku Korçë  - 7 Tetor
Qarku Fier - 8 Tetor
Qarku Tiranë - 10 Tetor

Edhe në Qarkun e Elbasanit e Fierit votimet do të zhvillohen brenda periudhës 25 shtator-11 tetor. Por cila do të jetë mënyra e votimit të anëtarëve të PD për listën e kandidatëve? Në udhëzimin e Publikuar nga Partia Demokratike, anëtarësia do të votojë nëpërmjet votës kontestuese.

Çdo anëtar ka të drejtën që të shprehë kontestimin e tij (“votë kontestuese”) për një ose më shumë kandidatë nga lista.  Numri i lejuar i kandidatëve që mund të kontestohen, përcaktohet në Fletën e Votimit dhe është jo më shumë se 20 % e numrit total të listës së kandidatëve të mundshëm, që janë përfshirë në procesin e konfirmimit nga anëtarësia, për secilën Degë apo Qark. Kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në atë Degë apo Qark, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Secili kandidat që i kërkohet të plotësojë Formularin e Vetëdeklarimit mbi të dhënat e tij, përpara procesit të konsultimit me anëtarësinë, duhet të nënshkruajë një Deklaratë personale, ku merr përsipër përgjegjësitë që të mos përfshihet në praktika të ndaluara që dëmtojnë garën e lirë, të ndershme dhe të barabartë brenda Partisë. Formati i Deklaratës miratohet me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm dhe shkelja e zotimeve të përfshira në të, sjell skualifikimin e menjëhershëm të kandidatit nga Lista e Kandidatëve të mundshëm, që do të përfshihen në procesin e konfirmimit nga anëtarësia apo që i dorëzohen Kryesisë së Partisë pas procesit të konsultimit.

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjodhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

Fleta e votimit

Dega Kukës

Dega Korçë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat