PD: Një investitori privat anonim që do të ndërtojë stadiumin e Durrësit i janë premtuar 2 kulla 125 dhe 155 m! Po betonizohet qyteti! S’ka transparencë

PD: Një investitori privat anonim që do të ndërtojë stadiumin e Durrësit i janë premtuar 2 kulla 125 dhe 155 m! Po betonizohet qyteti! S’ka transparencë

Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj

DURRËS- Partia Demokratike e Durrësit ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë se po ndërton kulla gjigande. Me anë të sekretares për Marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, demokratët thonë se qeveria shqiptare i ka premtuar një investitori anonim ngritja e dy kullave, pasi të ndërtojë stadiumin e ri. Sipas tyre, kulla do jetë mbi 125 kate.

“Skema e Tiranës, kullë me stadium, po përsëritet edhe në Durrës. Jo një, por dy kulla i janë premtuar një investitori privat, ende anonim, që do të ndërtojë stadiumin e ri në Durrës. Skema do të përsëritet, ashtu si në Tiranë, edhe sa i takon transparencës. Asnjë qytetar nuk ka parë gjë, nuk është pyetur dhe, të gjithë durrsakët, ashtu si tiransit, do të gjenden para faktit të kryer. Sepse atë që do Partia nuk duhet të diskutohet nga populli. Ndryshimi i vetëm mes kullave të Durrësit dhe asaj të Tiranës është lartësia. Kryeqyteti e ka 112 m ndërsa qyteti bregdetar do të guxojë më shumë në marrëzi, me 125 dhe 155 metra. Ndërtimi i kullave shumë katëshe në lagjen nr.18 ngjan një vendim absurd, duke pasur parasysh se zona ishte ndër më të dëmtuarat nga lëkundjet sizmike të tërmetit të 26 nëntorit 2019”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, ky projekt nuk ka aspak transparencë, duke theksuar se është në vazhdën e betonizimit të qytetit brengdetar.

"Betonizmi i vijës bregdetare, i kompleksit antik mijëravjecar të qytetit do të vijojë edhe nga pjesët e fundit, mbetur pa pushtuar në qytet. Investitori privat, emri i të cili ende nuk është bërë publik, ka në project ide ndërtimin e një stadiumi me kapacitet 12 mijë vendesh, krahasuar me aktualin, që ka 8500 ulëse. Pra nuk ka ndonjë ndryshim të madh në kapacitet, por qëllimi janë kullat, ndërsa stadiumi është preteksti. Në truallin ku do të ndërtohen kullat, ndodhen dy fusha stërvitore, dy kalceto dhe dy fusha basketbolli.
Partia Demokratike kërkon, së pari, transparencë.

Publiku duhet të dijë se kush është investitori, cili është plani, kush e ka marrë vendimin, a ka patur konsultim me komunitetin që preket nga prishja e terreneve sportive aktuale etj.
Ajo që dihet është vetëm se, në shkurt, Edi Rama hapi konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumeve në qytetet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës. Ajo që dihet dhe që e theksojnë ekspertët, mediat e brendshme dhe të huaja, është se sektori i ndërtimit është parajsa e pastrimit të parave të narko-trafikut. Ajo që gjithashtu dihet është se Kryeministri, në mungesë të një projekti qeverisës, që i mban shqiptarët në vendin e vet, ka vendosur t’i dëbojë ata duke i kaluar pasuritë dhe projektet publike në duart e “klanit të babëzisë” me të cilët ndan paratë.

Qytetarët e Durrësit e dinë mirë se për cfarë ka nevojë qyteti. Një stadium i ri mund të jetë një dëshirë, por qyteti nuk ka nevojë për “bukë e cirk”. Durrësi ka të kaluar romake, por nuk jemi më në kohën e Romës antike, kur peradori merrte vendime dhe populli ftohej në amfiteatër për të harruar qeverisjen e keqe”, përfundon njoftimi.

Në muajin shkurt të këtij viti, kryeministri Edi Rama hapi konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumeve në qytetet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës. Sipas Ramës, këto stadiume do të kthehen në qendra të reja qytetesh. Në media kanë dalë foto të projektit, por nuk dihet nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë apo ka një tjetër plan.

Projekti i stadiumit të Durrësit, që ka qarkulluar në media

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 05/04/2023 22:52

    Te gjithe keta zhgarravinat e Saliut kane pasion te madh shpifjet.Po si sdoli nje qe te jete vetvetja e ta kuptosh se perkrah demokracin dhe eshte demokrat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen