Pavarësisht se opozita nuk merr pjesë normalisht në punimet e komisioneve parlamentare dhe përpara kamerave flet vetëm për Ramën, Xhafajn dhe drogën, e kundërta ndodh në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Larg kamerave, përgjatë muajve të fundit komisioni është mbledhur disa herë në bashkëdrejtim jo vetëm të socialistit Bledi Çuçi, por edhe të demokratit Oerd Bylykbashi.
Në 6 qershor palët u mblodhën për të diskutuar për diskutuar mbi përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, por pa asnjë konkluzion përfundimtar. Ndryshe nga kolegët e tij, demokratik Oerd Bylykbashi nuk ka lënë pas dore angazhimin në reformën zgjedhore, duke planifikuar që edhe javën e ardhshme të jetë në bashkëdrejtimin e këtij komisioni.
Report TV ka mësuar se komisioni i posacëm do të mblidhet dy herë javën e ardhshme. Të martën, në 12 qershor Çuçi e Bylykbashi do të drejtojnë një tryezë mbi "Blerjen e votave dhe mashtrimin zgjedhor", ku do të dëgjohet përvojëa italiane në luftën kundër blerjes së votave, për mes Ekspertit të Këshillit të Evropës, Antonio Corbo.
Më pas do të merren rekomandime për përmirësimin e mekanizmave aktualë për parandalimin dhe sanksionimin e blerjes së votave nga Quentin Reed, Ekspert i Këshillit të Evropës dhe Magnus Ohman, Ekspert i OSBE-së. Të mërkurën, në 13 qershor do të zhvillohet një forum mbi "Keqpërdorimin e burimeve shtetërore".
Oerd Bykykbashi dhe Bledi Çuçi do të dëgjojnë - Znj. Elena Panfilova, Eksperte e Këshillit të Evropës mbi përvojën ndërkombëtare me mekanizmat për të luftuar abuzimin e burimeve shtetërore.
Komento