PD nuk ka paguar gjobën
Arli Naska: Bllokojmë llogaritë

TIRANE- Partia Demokratike ende nuk e ka paguar gjobën prej 16 milionë e 372 mijë lekë të reja, që i ka vendosur Bashkia e Tiranës në protestën e 8 dhjetorit. Drejtori i Përgjithshëm i Taksave Vendore në bashki, Arli Naska, për “Shqiptarja.com” shprehet se gjoba nuk është paguar nga ana e subjektit Partia Demokratike.

“Nga informacionet që kam deri ditën e sotme (dje), gjoba nuk është paguar ende. Sipas ligjit subjekti Partia Demokratike duhet ta kishte paguar brenda 7 ditëve, por një gjë e tillë nuk është bërë”, - thotë drejtori i Tatimeve dhe Taksave Vendore në Bashkinë e Tiranës.

Më tej Arli Naska, shpjegon se pas mbarimit të afatit prej 30 ditësh, atëherë merren masa për bllokimin e llogarive të Partisë Demokratike. “Sipas ligjit ne vendosim bllokimin e  llogarive nëse nuk paguhet detyrimi që ka ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave Vendore në Bashkinë e Tiranës. Në këtë rast ka disa procedura ligjore që duhet të ndiqen dhe nëse nuk paguhet ose nuk ndiqet një proces gjyqësore, atëherë i bie që llogaritë të bllokohen deri në fund të muajit janar”, - thotë Arli Naska.

PD
Por Partia Demokratike ka një tjetër version. Burime nga Drejtoria Juridike në PD, thonë se gjobat nuk kanë shkuar ditën që i ka publikuar Kryetari i Bashkisë, në 8 dhjetor, por në datën 14 dhjetor. Zyra Juridike në PD thekson se Drejtoria e Tatim Taksave Vendore nuk mund të marrë masë për bllokimin e llogarive, pasi nuk ka mbaruar afati i ankesës.

“Pas marrjes gjobave, pasi nuk është vetëm një në fakt, por janë shtatë, ne kemi 30 ditë afat për tu ankuar te Kryetari i Bashkisë. Këtë ankesë do ta bëjmë në ditët në vazhdim dhe do ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të shfuqizuar një gjobë të paligjshme”, - thonë burime nga Partia Demokratike. Gjithashtu, PD thotë se vlera totale e gjobave nuk është 19 por 18.4 milionë lekë.

Gjoba
Partia Demokratike u gjobit menjëherë pas mbarimit të protestës së 8 dhjetorit. Vlera e gjobës kap një shifër të lartë prej 19 milionë e 272 mijë lekë të reja. Ndërsa gjobat që kanë vendosur inspektorët e bashkisë bien në sy, 87 urinime publike, për të cilat është vendosur gjobë prej 1.7 milionë lekësh dhe heqje gurë dekorativ shkelje për të cilën Partia Demokratike duhet të paguajë 6.1 milionë lekë të reja. Gjoba solli edhe një përplasje në distancë mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Basha u shpreh se “do ti dërgoj një kastravec 163 mm të gjatë”, ndërsa Veliaj i’u përgjigje duke i thënë se “Kastravec hyre në bashki kastravec dole”.
 
Procedura
“Sipas ligjit ne vendosim bllokimin e  llogarive nëse nuk paguhet detyrimi që ka ndaj Drejtorisë së Taksave Vendore në Bashkinë e Tiranës. Në këtë rast ka disa procedura ligjore që duhet të ndiqen dhe nëse nuk paguhet ose nuk ndiqet një proces gjyqësore, atëherë bllokohen” 
 
Pas protestës
Partia Demokratike u gjobit menjëherë pas mbarimit të protestës së 8 dhjetorit. Vlera e gjobës kap një shifër të lartë prej 19 milionë e 272 mijë lekë të reja. bien në sy, 87 urinime publike, për të cilat është vendosur gjobë prej 1.7 milionë lekësh të reja
 

Për çfarë u gjobit Partia Demokratike?
 
Artikulli                                                                                 Vlera
 
Krah Pune, pastrim, gjelbërim, ndriçim etj                               1.470.000
Tabela sinjalistike                                                                    195.000
Heqje Pusetash                                                                        656.000
Heqje gurë dekorativ                                                               6.112000
Thyerje pllaka bulevardi                                                          2.135.000
Urinime publike                                                                      1.740.000
Kosto bote uji                                                                           114.000
Shkulje stacione biçikletash                                                       405.000
Grafiti në sip. Publike                                                               1.760.00
Zbrazje plehrash nga kontenierët                                             1.785.000
Shkulje, thyerje pemësh                                                          2.900.000
 
Totali                                                               

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen