PD nuk pranon rekomandimet
e OSBE/ODIHR për zgjedhjet
Partia Demokratike nuk pranon rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR për ndryshimin e ligjit zgjedhor.
Partia Demokratike nuk pranon rekomandimet kryesore të
OSBE/ODIHR për ndryshimin e ligjit zgjedhor.
Opozita konteston rekomandimin numër një të OSBE/ODIHR, për depolitizimin në të gjitha nivelet të komisioneve për administrimin e zgjedhjeve. Opozita refuzon lëshimin e komisionerëve partiakë, ndërsa propozon ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor, për dekriminalizimin e procesit zgjedhor. Sipas opozitës, Kodi Zgjedhor duhet të përfshijë parashikime të reja për të parandaluar penetrimin e individëve në çdo nivel të administratës zgjedhore, deri tek niveli i numëruesit.
Kushti i dytë i rëndësishëm është votimi dhe numërimi elektronik, çka nuk reflektohet tek rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR. Po ashtu, Partia Demokratike propozon që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit, ndërsa OSBE/ODIHR e vë theksin tek rishikimi i mekanizmave të kontrollit dhe transparencës së burimeve të financimit të partive politike. Po ashtu, PD kërkon që të rishikohet korniza ligjore që rregullon Policinë e Shtetit dhe rolin e saj në procesin zgjedhor. Ky propozim nuk parashikohet në rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Po ashtu, opozita kërkon ashpërsimin e politikës penale në lidhje me krimet zgjedhore dhe rishikimin e kornizës ligjore që rregullon referendumet me qëllim garantimin efikas e të papenguar nga ligji apo vullnetet politike apo ekstraligjore e të drejtës për demokraci të drejtpërdrejtë. Dy propozimet nuk përputhen me OSBE/ODIHR. Po ashtu, opozita nuk ka një qëndrim të qartë sa i takon votës së emigrantëve.
Rekomandimet Partia Demokratike nuk pranon rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR për ndryshimin e ligjit zgjedhor. Opozita konteston rekomandimin numër një të OSBE/ODIHR, për depolitizimin në të gjitha nivelet të komisioneve për administrimin e zgjedhjeve.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15