PD nxjerr 'përgjimin' e Lames me stafin e ALUIZNI-t: Në punë dhe të shtunën ose i them ministrit: Vendi është i yti, sill tjetër!

TIRANE - Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri në një deklaratë nga selia e PD-së nxorri një audio-"përgjim" të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame me stafin e tij ku u kërkon punonjësve të angazhohen në punë edhe të shtunën gjatë periudhës zgjedhore. Sipas kësaj bisede, Artan Lame i thotë stafit se janë dy muaj para zgjedhjeve dhe kërkon ndihmën e mbështetjen e tyre për legalizimet. Lame kërkon të punohet edhe ditën e shtunë gjatë periudhës zgjedhore, në të kundërt siç ai shprehet do të njoftojë ministra ose deputetë të sjellin në atë vend pune persona të tjerë. PD thotë se kjo është një provë për emërimet politike në administratë.

Ky eshte nje pergjim i risjelle nga ana e PD, pasi eshte publikuar edhe nje vit me pare ne media. PD e risjell ne vemendje pasi pak dite me pare Artan Lame tha se punonjësit në Agjencinë e Kadastrës do të rekrutohen me konkurs.

Deklarata e deputetes se PD

Propaganda e Edi Ramës me punësimet shtetërore është një nga çështjet penalizuese jo vetëm për integrimin europian, por, mbi të gjitha, për keqfunksionimin dhe korrupsionin endemik, i përhapur në çfo qelizë të administratës shtetërore.

Shembull tipik i kësaj propagande është Agjencia e Kadastrës, e drejtuar prej 6 vitesh nga Artan Lame me emrin e Agjencisë së Legalizimeve. Pak ditë më parë, Artan Lame, pa u skuqur fare, foli për konkurs të ndershëm në plotësimin e disa dhjetëra vendeve të reja të punës të hapur në ketë agjenci me shtrirje në të gjithë vendin. Por gjithçka është një teatër.

Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojnë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshtarit politik. Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike gjithë keto vite, duke punësuar militantë që vijnë me lista nga partia në pushtet dhe, në vend t’u shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë në pushtet në kohë fushatash elektorale.

Rreth një vit më parë, kjo u provua me një material autentik, të publikuar në media, ku Artan Lame dëgjohet që pranon ndërhyrjen e deputetëve socialistë për marrjen në punë të militantëve dhe përdorimin e tyre gjatë fushatës. Ju ftoj ta ndekim këtë pjesë, ku Artan Lame nuk është në rolin e një shtetari që flet për konkurse, por në rolin e një partiaku që emëron militantët e sjellë nga partia.

Teatri që luhet me shqiptarët dhe tallja e tyre nga Artan Lame dhe shefi tij Edi Rama është e qartë. Në vend që ky funksionar i qeverisë të ishte sot në burg për përdorimin e administratës në fushatë, vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs.

Modeli i vërtetë i Artan Lames dhe gjithë të ngjashmëve të tij është vetë Edi Rama. Dosja 339, e trajtuar gjerësisht nga Zëri i Amerikës pak muaj më parë, provoi se është Kryeministri ai që ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës dhe, në mënyrë kriminale, ndërhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar.

Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje, gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar. Pra daj, sot Shqipëria ka vetëm një zgjidhje, largimin e Edi Ramës! 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 16/09/2019 12:05

    Në Shkoder pd dhe voltanja e tyre dilnin në punë të shtunën dhe të dielen , sa qesharak Jan këta rrugaq që ende paguhen nga taxa e popullit pë propaganda anti kombëtare....pihhhhh

    Përgjigju
  • VLORA: 16/09/2019 10:48

    Pergjim dilentantesh ca nxirrni se lat nam. Ska asnje shkelje aty.. Jeni komplet te paafte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime