Në këtë numër reviste janë përzgjedhur gjithsej 12 poezi të Sokol Olldashit. Ka një lloj ndryshimi. Nëse për autorë dhe shkrimtarë të tjerë është vendosur viti se kur janë shkruar poezitë, në rastin e ministrit Olldashi këto nuk janë shkruar.
Dhe sikurse shkruhet në faqet e brendshme të kësaj reviste, botimi është i sponsorizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; UET e cila në fakt në këtë panair po promovon suksesshëm edhe botimet e veta si dhe fondacioni Hi Classic.
"Qëllimi ynë kryesor është t'i shërbejmë letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare dhe të sjellim mes nesh më shumë dritë mendimi, më shumë dituri, më shumë vërtetësi. Kriteret e përzgjedhjes për botim janë në shijet tona dhe shijet tona i nënshktrohen asaj që na prek shpirtin, asaj që na imponohet me vlerat që mbart, madje edhe kur na kundërvihet" thuhet në faqen e fundit të revistës në shënimin që ka bërë botuesja Mira Meksi.
Një nga poezitë të publikuara sot në gazetë është kjo
---
Mos u merakos, e dashur
Nëse do të kemi uri,
Gjoksin tënd do të hamë,
Njërin unë, tjetrin ti
E nëse s'do të ngopemi,
Kofshën tënde të bardhë
Krahun tim të fortë.
Më vonë,
Testet e mia e mitrën tënde
E nëse serish s'do të jemi
ngopur,
Kraharorët e njëri tjetrit
do të çajmë
Me dhëmbë
E në grahmat e fundit
Do të kafshojmë
Zemrat.
DEBATET
Kryeministri Berisha dhe Edi Rama gjatë këtyre dy ditëve u përfshinë në debate të ethshme për librin. Berisha ka anashkaluar stendën ku ishte publikuar libri i kreut të opozitës Edi Rama, "Kurban", dhe pytjes së gazetarëve i është përgjigjur: "Nuk ishte e paqëllimtë sepse unë jam një libërdashësh. Zoti i mbrojtë letrat nga politikanët e dështuar, por Zoti e mbrojtë dhe politikën nga shkrimtarët e dështuar. Nuk mendoj se meritojnë një nderim të veçantë ata që dështojnë në politikë dhe rendin pas letrave që kanë për strehë. Letrat janë eliksir i mendimit ndaj dhe jo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë" . Megjithatë zëdhënëses time i thashë mundësishit shko bleje librin se të ka bërë personazh." Kryeministri u ndal dhe tek botimi i Blushit.
"Nuk dua të përfshihem në rivalitetin e tyre. Nuk janë e njëjta gjë. Siç e kam thënë Blushi ka një bibliotekë shumë të madhe të gjyshit të tij"- tha Berisha.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës në Tëitter: "Sali, fisnikëria s'është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s'e ke, as Zoti s'të ndihmon dot në këtë pikë". "E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?" u shpreh Rama dy ditë më parë në twitter.
(Poezite e tjera të Olldashit dhe intervistën me Mira Meksin, kryeredaktoren e "Mehr Licht" mund ti lexoni sot në gazetën "Shqiptarja.com" )
(shqiptarja.com)