PD, Olli: Veliaj tjetër ndërtim pa
leje në një zonë të mbrojtur /FOTO

PD, Olli: Veliaj tjetër ndërtim pa<br />leje në një zonë të mbrojtur /FOTO
Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës denoncuan këtë të martë, ndërtimin e paligjshëm që po bëhet sipas tyre, pranë Bulevardit të Tiranës, pas Pallatit të Kongreseve.

Sipas Mateo Spahos, zona në të cilën po kryhen punime për zgjerimin e rrugës, një projekt i Bashkisë së Tiranës për të devijuar qarkullimin e makinave është e mbrojtur me ligj ndërkohë që sipas tij nuk ka asnjë leje ndërtimi.

“Jemi sot këtu për të denoncuar një tjetër paligjshmëri të Bashkisë së Tiranës. Pikë së pari, ndërtimi që po shohim nga pas është një ndërtim pa leje, i pakonsultuar me qytetarët e Tiranës dhe nuk dihet se si do të jetë në fund. Ndërkohë që sot qytetarët e Tiranës kërkojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre, ti përmirësojnë ato, për këto ata rrezikojnë të shkojnë në burg ose të marrin gjoba të mëdha”, tha Spaho.

foto 3

Për kreun e këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli ndërtimi në fjalë është një tjetër abuzim, i ngjashëm me ndërtimin që po bëhet tek parku i Liqenit Artificial.

“Jemi para një paligjshmërie absolute sepse përtej faktit që kemi të bëjmë me një zonë të mbrojtur të paktën me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe jo Republikës Popullore të Shqipërisë siç duan ta shndërrojnë këtë vend Erion Veliaj dhe Edi Rama, nuk mund të ndërhyhet pa pasur një projekt, nuk mund të ndërhyhet pa pasur një leje ndërtimi,” tha Olli, duke shtuar se ajo që po bëhet është thjesht fasadë për të justifikuar “vrullin” e bashkisë.

foto 2

Olli tha po ashtu se shumë punë të nisura nga bashkia, janë braktisur duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot