PD: OSHEE përgjegjëse për
vetëflijimin e 56-vjeçarit Llazi Nasi

PD: OSHEE përgjegjëse për<br />vetëflijimin e 56-vjeçarit Llazi Nasi
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vetëvrasjen e 56-vjecarit Llazi Nasi, i cili i dha fund jetës nga pamundësia për të paguar borxhin e energjisë elektrike.

Në një deklaratë për media nga selia e PD-së, Valbona Mezini ka akuzuar OSHEE-në si përgjegjëse për të gjitha aktet e dëshpërimit apo vetëflijimit nga ana e qytetarëve, të cilët nuk kanë zgjidhje tjetër vec burgut ose vdekjes.

Sipas Mezenit duke e gjetur veten ngushtë mes shumës së kripur të borxhit dhe problemeve në dokumentacion, si shumë të tjerë edhe 56-vjecarit Llazi Nasi nga Novosela nuk mund të mendonte për nje zgjidhje më të mirë se vendimi ekstrem që i kushtoi jetën.

“Vetëvrasja që shkaktuan dje nuk është e para,- është shprehur Valbona Mezini, - Kjo politikë i mori jetën edhe të ndjerit Qamil Zela në Lushnje. Pothuajse cdo ditë raportohen akte dëshpërimi të qytetarëve përballë kësaj sjelljeje anti-humane të qeverisë dhe OSHEE, që nuk kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë. 56 vjecari u vetëflijua, duke lënë një akuzë të fortë e të drejtpërdrejtë për Edi Ramën dhe OSHEE-në e keqbërësve të tij.”

Deklarata e plotë e PD
Një kryefamiljar 56 vjeçar në Vlorë, Llazi Nasi, baba i tre vajzave, i ka dhënë fund jetës, pasi OSHEE e njerëzit e saj e kishin futur në një rrugë pa dalje, duke e mbifaturuar me shuma të papërballueshme për të.

Familjarët e viktimës dëshmojnë se ai ishte ankuar disa herë për faturën e padrejtë, 10  herë më të lartë se sa shënonte matësi.

Vëllai i tij duke folur në media, thotë se zyrtarët e OSHEE veç kësaj po i nxirrnin dhe pengesa të tjera me dokumentacionin.

Kryefamiljari po depersonalizohej çdo herë e më shumë, pasi nuk po gjente zgjidhje në zyrat e OSHEE, ku punonjësit i tregonin derën pa e trajtuar asnjëherë shqetësimin e tij.

Fatura e padrejtë e sjellja arrogante e cnjerëzore e OSHEE, ia doli ta kalonte këtë prind në depresion.

Dje, përpara se të kryente aktin ekstrem të vetëflijimit, 56 vjecari kishte shkuar edhe një herë, për herë të fundit në zyrat e OSHEE, por sërish nuk mori zgjidhje.
Partia Demokratike akuzon OSHEE-në dhe qeverinë për plagën e madhe sociale që po krijojnë.

Vetëvrasja që shkaktuan dje nuk është e para.

Kjo politikë i mori jetën edhe të ndjerit Qamil Zela në Lushnje.

Pothuajse cdo ditë raportohen akte dëshpërimi të qytetarëve përballë kësaj sjellje anti-humane të qeverisë dhe OSHEE, që nuk kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë.
Ata nuk po u lënë qytetarëve asnjë zgjidhje tjetër përpos errësirës e burgut. Dhe për fat të keq, e gjitha kjo po merr dhe jetë njerëzish.

56 vjecari u vetëflijua, duke lënë një akuzë të fortë e të drejtpërdrejtë për Edi Ramën dhe OSHEE-në e keqbërësve të tij.

 
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)