PD: Përfaqësuesi i 394 milionëve të
Veliajt, kandidat për kreun e AMA-s

PD: Përfaqësuesi i 394 milionëve të<br />Veliajt, kandidat për kreun e AMA-s
TIRANE - Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë, dhe konkretisht firmës “EAG” të vëllait të Ministrit të Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, lidhur me organizimin e vizitës së Papa Françeskut më 21 shtator. Deputeti demokrat Gerti Bogdani publikoi sot fakte të reja që sipas tij e bëjnë skandalin edhe më tronditës.

Në një dalje për mediat, deputeti Bogdani akuzoi se përfaqësuesi i firmës, Gentian Skënderaj është edhe kandidat për kreun e AMA-s, dhe siç thekson deputeti i PD, i projektuar për tu zgjedhur në këtë post.

“Përfitimi financiar me dekorin e qytetit nga qeveritarët, mund të merret në mbrojtje nga Edi Rama, por faktet e bëjnë skandalin edhe më tronditës. Përfituesi i 394 milionë lekëve me prokurim të drejtpërdrejtë, Gentian Skënderaj, është më shumë se sa përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Erion Veliajt dhe vellait te tij. Ai është projektuar nga Ministri i Edi Ramës për të shkuar lart, propozuar dhe miratuar si kandidaturë për kreun e AMA-s. Pak ditë më parë, teksa fliste si kandidat për kreun e AMA-s, njeriu i Veliajt u angazhua për zbatimin e ligjit. Po a është respektuar ligji në rastin kur ai ka marrë 394 milionë lekë nga Ministria e Kulturës. Kushti kryesor teknik është që kompania garuese të paraqesë bilancin e vitit të fundit. Një kusht i paplotësuar nga kompania e Veliajt, derisa kishte vetëm disa muaj që ishte krijuar, saktësisht me 17 janar të këtij viti.” theksoi deputeti Bogdani

shkresa bogdani

Duke vijuar më tej, Bogdani u shpreh se shkeljet e ligjit të ministrit Veliaj janë edhe më të rënda, veç asaj të denoncuar ditën e djeshme, ku pretendohej se firmës së vëllait të Ministrit të Mirëqënies Sociale i janë dhënë 394 milionë lekë, për organizimin e pritjes së Atit të Shenjtë.

“Objekti i i shoqërisë lidhet me organizimin e fushatave, reklamave dhe marrdhëniet me publikun. Dekorimi i qytetit nuk parashikohet. Kjo është një tjetër shkelje. A e bëjnë këto shkelje dhe ky abuzim, përfaqësuesin e Erion Veliajt një kandidat të përshtatshëm për të drejtuar Autoritetin e Medias Audiovizive. Për standartet që i duhen Shqipërisë dhe Europës, jo. Për standartet e ministrit dhe Edi Ramës po. Qytetarët shqiptarë ose të vobektit, sic i quan Ministri, duhet të kuptojnë mirë, se sa qesharake është kur Erion Veliaj flet për të varfërit, teksa me një firmë përvetëson 394 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë. Dhe qytetarët e kuptojnë mirë se sa qesharake është kur Edi Rama flet për drejtësi e shtet ligjor, kur në shkelje të cdo procedure i jep Ministrit të tij, 394 milionë lekë të taksapaguesve.” u shpreh deputeti i PD

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë